FMN për Shqipërinë: Stabilitet dhe rritje ekonomike
25/02/2017 - 20:31

Më 24 shkurt të 2017, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e dy kapitujve të fundit nëntën dhe dhjetën të programit ekonomik të Shqipërisë në kuadër të  marrëveshjes së mbështetur nga zgjerimi i fondeve të lehtësimit. Përfudnimet e nxjerra nga ky shqyrtim i lejonnë autoriteve të nxjerrin ekuivalentin e një shtese prej 73.2 milionë euro, duke  çuar pagesat totale në një ekuivalent prej rreth 377,3 milionë euro  me kursin e këmbimit aktual, ose 212.1 për qind të kuotës aktuale të forndit të vendit.

Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje 36 mujore për Shqipërinë më 28 shkurt të 2014. Pakti kishte për qëllim rivensosjen e rritjes ekonomike dhe kontrollin e borxhit publik, rritja e shpejtë e të cilit kishte kërcënuar stabilitetin ekonomik, forcimin e financave publike, ruajtjen  e stabilitetit financiar, dhe zbatimin e reformave strukturore të fokusuara në përmirësimin e sektorit të energjisë dhe klimës së biznesit.

Pas vendimit të bordit ekzekutiv, zv.menaxheri i përgjithshëm Tao Zhang lëshoi këtë komunikatë:

” Implimentimi i politikave të forta i mbështetur në marrëveshjen e zgjeruar ka ndihmuar Shqipërinë në arritjen e objektivave përsa i përket korrektimit në masë të gjërë të makroekonomisë, çfarë ka ndihmuar në rritjen ekonomike. Në të njëjtën kohë ka krijuar stabilitet në vend. Autoritetet implementuan reforma strukturore, duke treguar se e zotërojnë plotësisht programin. Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj axhendës së reformave është çelsi i rritjes ekonomike.”

Prioritetet e autoriteteve në periudhën post-programit janë ato të duhurat. Ata duhet të vijojnë konsolidimin fiskal në 2017 dhe më tej, në mënyrë që të reduktojnë borxhin publik në 60 % të GDPS deri në fund të 2019-ës. Strategjia e konsolidimit duhet të fokusohet në zgjerimin e taksës bazë.

Strategjia është ambicioze dhe do të kërkojë përkushtim të plotë politik. Sistemi bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar,  ndërkohë që përpjekjet e bankës së shqipërisë për të fuqizuar kapicetet mbikëqyrëse janë inkurajuese.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close