Ahmetaj me gazetarët - FMN në rolin e monitoruesit deri në fund të 2017, programi i ri pas zgjedhjeve
27/02/2017 - 19:53 Nga: Pranvera Bozhiqi

Në mbyllje të programit tre vjeçar të Shqipërisë me FMN, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tashmë mes palëve ka një marrëveshje të re. Sipas tij ajo është konfirmuar nga FMN dhe pas zgjedhjeve do të ketë një program të ri. Teksa ndalet tek situata aktuale, Ahmetaj tha se tensioni politik i krijuar është artificial dhe ai po dëmton investitorët.

Tensioni politik i ditëve të fundit, sipas Ministrit të Financave është artificial, por ai po dëmton investitorët dhe zbatimin e reformave të nisura. Këtë qëndrim, Ministri Ahmetaj e mbajti në daljen e tij për mbylljen e marrëveshjes tre vjeçare me FMN.

Ahmetaj: Fillimi i vettingut do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për sipërmarrjen vendase dhe investitorët e huaj. Artificialiteti i tensionit politik është në funksion të dëmit të imazhit të vendit, të ekonomisë së vendit dhe reformave.

Është miratuar një marrëveshje e re e Shqipërisë me FMN sipas Ahmetaj, ndërsa pas zgjedhjeve do të ketë një program të ri.

Aktualisht, thotë kreu i Financave, FMN do të monitorojë rekomandimet e dhëna. Ndërsa sfidë mbetet mireadminstrimi dhe mirëplanifikimi i investimeve.

Ahmetaj: Ne kalojmë në një marrëdhënie të re me FMN. Është aprovuar në bord marrëdhënia që është pas marrëveshjes, monitorimi që quhet monitorimi pas marrëveshjes deri në fund të 2017, për të marrë pastaj një vendim të ri që është tagër i qeverisë “Rama II” për të pasur një program të ri dhe çfarë lloj programi do të jetë.

Më 24 shkurt të 2017, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e dy kapitujve të fundit 9 dhe 10 të programit ekonomik të Shqipërisë ku u disbursua edhe trashi i fundit i marrëveshjes, prej 73.2 mln euro.

28 shkurti do të shënojë edhe fundin zyrtar të marrëveshja tre vjeçare e Shqipërisë më FMN me një fond total 377.3 mln euro.

/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close