Fibank ka caktuar Citigroup Global Markets Limited si këshillues financiar për mundësitë strategjike për rritje
12/05/2017 - 8:40

First Investment Bank AD, Bullgaria ne vazhden e rishikimit te strategjise se saj, arriti marrveshjen me Citigroup Global Markets Limited per partneritet ne lidhje me:

* Mundesite per perthithjen e partnereve strategjike dhe/ose zgjerim

* Terheqjen e investitoreve te rinj

* Shtesa te reja ne kapital per te mbeshtetur rritjen/zgjerimin e metejshem te bankes

Secili nga opsionet e mesiperme eshte ne mbeshtetje te strategjise afatgjate te bankes, e cila eshte perqendruar ne zhvillimin e metejshem te produkteve per individe si edhe sektorit te biznesit te vogel e te mesem ne rajonin e Ballkanit.

Fibank ka arritur marreveshjen qe Citigroup Global Markets Limited te jete keshillues financiar.

Ne kete vazhde, Keshillit Drejtues te Bankes i eshte bashkuar Z. Nedelcho Nedelchev, nje financier me experience jo vetem ne Bullgari, por dhe nderkombetare. Z. Nedelchev do te kete funkionin e Drejtorit Ekzekutiv te bankes. Ai do te kete rolin kryesor per te diskutuar mbi mundesite strategjike gjate projektit me Citigroup Global Markets Limited.

Z. Nedelchev eshte nje njohes i mire i aktivitetit te First Investment Bank dhe ka manaxhuar projektin per blerjen e Unionbank EAD ne vitin 2014 ne Bullgari deri ne bashkimin e plote me Fibank.

Struktura drejtuese e bankes eshte ne perputhje me strategjine per konsolidimin e pozitave te saj ne tregjet lokale dhe nderkombetare, aktualisht ne Shqiperi, Maqedoni dhe Qipro.

Fibank Bullgaria eshte zoteruese 100% e Fibank Albania. Fibank Albania eshte nje nder bankat me ritmet e rritjes me te larta ne sistemin banker ne Shqiperi. Te gjithe treguesit e ecurise se bankes jane permiresuar vazhdimisht ne te gjitha aspektet, perfitueshmeri, huadhenie dhe depozitat nga klientet. Rezultatet pozitive kane ardhur si pasoje e perpjekjeve ne rritje dhe dedikimit ne ofrimin e sherbimeve dhe produkteve inovative.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento