Intervistë për Ora News - Falsifikimi i ushqimeve, Zusi: AKU të mbyllë çdo qendër të palicensuar
03/03/2017 - 16:06 Nga: Florinda Merko

Prodhimi i ushqimeve të falsifikuara mbetet një nga shqetësimet kryesore për konsumatorët. Presidenti i Qendrës së Eksporteve shqiptare, Alban Zusi, propozon si zgjidhje për situatën reformimin e sistemit dhe ashpërsimin e masave penale. Sipas Zusit, AKU nuk duhet të përdorë si justifikim moslicensimin e bizneseve, por të mbyllë çdo qenër që konstatohet e palicensuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka detyrimin të mbyllë çdo subjekt të palicensuar që funksionon jashtë bazave ligjore.

Kështu shprehet Presidenti i Qendrës së Eksporteve shqiptare, Alban Zusi, për shqetësimin lidhur me falsifikimin e produkteve ushqimore.

Zusi: Një inspektor i sigurisë ushqimore që konstaton një operator i cili po punon pa licensë dhe nuk reagon, ky është krimineli. Ai ka për detyrë që menjëherë të njoftojë eprorët e tij, të njoftojë organet e rendit nëse ka rezistencë dhe ta konfiskojë dhe të kërkojë menjëherë dënim maksimal penal ndaj atij operatori.

Sipas Zusit zgjidhja për fenomenin e prodhimit të ushqimeve të falsifikuara mund të bëhet përmes reformimit të sistemit dhe aplikimit të masave penale.

Zusi: Dy janë zgjidhjet në opinionin tim, së pari reformimi i gjithë sistemit të sigurisë ushqimore dhe së dyti nuk duhet ndëshkuar vetëm operatori si rrezikues i shëndetit publik siç e parashikon kodi penal por edhe institucioni publik që ka për detyrë ta zbulojë, ta monitorojë dhe ta inspektojë në vijimësi.

Presidenti i Qendrës së Eksporteve ngre shqetësimin se tregu është i pa kontrolluar referuar kjo edhe nga të dhënat e prokurorive të rretheve.

Zusi: Rezultati është shokues. Janë mbi katër-pesë prokurori që nuk kanë asnjë kallzim penal për këtë fenomen kaq të përhapur dhe diferenca tjetër e prokurorive mund të kenë një-dy kallzime, nuk gjenden tre kallzime penale për këtë.

Punishtet e jashtëligjshme të prodhimit të ushqimeve mbeten një shqetësim ndërsa vetëm gjatë ditëve të fundit janë zbuluar tetë raste.

Lexo më shumë: E tmerrshme/ Pamje brenda bodrumit ku falsifikoheshin ushqimet

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close