Procedurat - Falja, shuhen detyrimet për 140 mijë makina
11/03/2017 - 17:32 Nga: Pranvera Bozhiqi

Individët të cilët kanë borxhe të pashlyera për taksat e automjeteve do të çlirohen prej tyre dhe të mund të çregjistrojnë ato pa asnjë pagesë. Kështu parashikon ligji për faljen fiskale, ndërsa zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Gani Çupi shpjegon si duhet vepruar.

Çupi: Deri më datë 31 tetor 2011 që nuk kanë kryer asnjë lloj shërbimi dhe të cilat nuk janë më në qarkullim, këto mjete do të çregjistrohen pa asnjë lloj detyrimi për qytetarin.

Ndërsa për qytetarët të cilët duan ti mbajnë mjetet në qarkullim, parashikohet fshirje e borxhit me kusht pagesën e principalit.

Çupi: Ato mjete që duan të rrinë aktive, nuk duan të shesin mjetin por do të rrijë aktive, ai duhet të paraqitet para Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe do paguajë taksat për vitin 2012, 2013, 2014 pa kamatë vonese. Qytetarët mund të vijnë të paguajnë taksat dhe percipalin duke përfituar vetëm nga 2012, 2013 deri te 2014.

Tirana mban peshën më të madhe për detyrimet e prapambetura, por pas nuk mbetet as Fieri, Shkodra, Durrësi apo Elbasani.

Çupi: Pjesa kryesore e mjeteve të përfitojnë, është Tirana, e cila ka rreth 35% të këtij kontingjenti mjetesh. Peshën më të madhe e ka Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani.

Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit qytetarët duhet të paraqiten për tu bërë pjesë e procedurave dhe shuarjen e detyrimeve për 140 mijë mjete. 80 për qind e këtyre automjeteve u përkasin individëve dhe më pak institucioneve.

Drafti parashikon se efekti financiar është 5.3 mld lekë. Lista e mjeteve të çregjistruara më pas do ti dërgohet së bashku me targat përkatëse Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close