Shansi i dytë - Falja fiskale, Ahmetaj: Sipërmarrja të paguajë principalin deri në fund të 2017
27/03/2017 - 16:19 Nga: Pranvera Bozhiqi

Drafit për faljen e borxheve ka nisur rrugën drejt miratimit final të tij. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka kaluar në parim draftin që u prezantua nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Surpriza e rezervuar më herët dhe e propozuar nga Ministri Ahmetaj është shtyrja deri në 31 dhjetor për pagesat e principalit nga sipërmarrja për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatvonesave.

Bizneset dhe individët pritet tu jepet një shans i dytë për të përfituar nga ligji i faljes fiskale.

Propozimi është shprehur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku afati 6 muaj për të paguar principalin të shtyhet deri në fund të 2017.

Kështu, sipërmarrja do të ketë 9 muaj kohë për tu bërë pjesë e draftit që pritet të kalojë në parlament javën e ardhshme, u shpreh Ministri Ahmetaj në prezantimin e draftit.

Arben Ahmetaj: Me anë të këtij projektligji synohet të pastrohet situata e mbartur dhe të fshihen detyrime fiskale për të cilat ka kaluar afati ligjor i mbledhjes me forcë ose përdorimi i masave shtrënguese të cilat nuk kanë dhënë rezultat për ti krijuar mundësi administratës fiskale që të fokusohet në mbledhjen e detyrimeve të reja. Të afrohet gjithashtu një stimul për pagimin e detyrimeve tatimore të pesë viteve të fundit duke hequr penalitetet, fshihen detyrime si më poshtë: Detyrime potencialisht për tu fshirë total janë 90.97 miliardë lekë.

Ndërsa drafti do të diskutohet nen për nen në të gjitha Komisionet parlamentare, ai është parë me sy skeptik nga grupet e interesit lidhur me zbatueshmërinë e tij.

Dhomat e Tregëtisë dhe komuniteti i biznesit kanë shprehur rezerva për efektet e faljes, nga njëra anë i jep mundësinë formalizimit të ekonomisë, por prezencë të fortë ka edhe rreziku për të dhënë kontribut të kundërt dhe penalizuar biznesin e ndershëm.

BORXHI TATIME DHE DOGANA
172.50 mld lekë totali i borxhit deri në 31 dhjetor 2016
147.7 mld lekë borxh tatimor 1996-31 dhjetor 2016
24.8 mld lekë borxh doganor 2000-31 dhjetor 2016

BORXHE QË FSHIHEN 2011-2014
29.52 mld lekë detyrime që fshihen pa kusht
61.45 mld lekë Detyrime që fshihen me kusht
34.96 mld lekë principal për tu paguar si kusht
53 mld lekë detyrime fshihen nga tatimet
8.25 mld lekë detyime fshihen nga doganat

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close