Drafti ligjor - Falja e borxheve, 147.7 mld lekë tatime pa papaguar nga 1996-2016
27/02/2017 - 18:45

Qeveria do të fshijë 91 mld lekë detyrime të subjekteve dhe individëve nga 2011 deri në 31 dhjetor 2016. Pritshmëritë e saj për të arkëtuar janë 260 mln euro, nëse kategoritë përfituese do të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep shteti për të paguar detyrimin e principalit që tu fshihen gjobat dhe kamatvonesat. Drafti ligjor ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku do ti nënshtrohet diskutimeve në Komisionet parlamentare. 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave për bërë një përshkrim të situatës së detyrimeve të papaguara për të cilat pritet të ndërhyjë nisma ligjore e faljes dhe ajo e fshirjes pjesore të tyre.

Borxhi total vetëm nga tatimet dhe doganat rezulton 172.50 mld lekë deri në 31 dhjetor 2016.

Borxhi tatimor i akumuluar nga 1996 deri në 31 dhjetor 2016 është 147.7 mld lekë.
Borxhi doganor i akumuluar nga viti 2000 deri në 31 dhjetor 2016 rezulton në 24.8 mld lekë.

Në drafin e qeverisë për faljet ku parshikohet të fshihen 90.97 mld lekë detyrime fiskale, 29.52 mld lekë janë detyrime që fshihen pa kusht, ku përfshihen principali, gjoba dhe kamatvonesa.

61.45 mld lekë gjoba dhe kamatvonesa janë detyrime që fshihen me kusht. Ndërsa principal për tu paguar si kusht janë 34.96 mld lekë.

Fshirje të borxhit me kusht pagesën e principalit të borxhit nga janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 është 61.45 mld lekë, nga të cilat 53 mld janë të tatimeve dhe 8.25 mld lekë të doganave.

Detyrime të TVSH për tu fshirë sipas këtij drafit janë 1.28 mld lekë në vite. Bëhet fjalë për detyrimet e papaguar ose të shtyra të TVSH për makineritë dhe pajisjet, importi i të cilave është përjashtuar nga tatimit mbi vlerën e shtuar.

Vlera e taksave që propozohet të fshihen pas çregjistrimit të mjeteve llogaritet 5.3 mld lekë.

Kjo pikë e ligjit përfshin një listë të gjatë gjobash që kanë marrë rreth 140 mijë individë në 2014-2016, ku këto shkelje konsiderohen si të rastësishme, nga persona që mund të mos kenë informacione mbi detyrimin ose jetojnë jashtë shteti.

Detyrime që burojnë nga ndërmarrjet e sistemit elektro-energjitik dhe ujësjellësa me kapital shtetëror janë 8.41 mld lekë, ku elektro-energjitika ka 8.1 mld dhe ujësjellësat 31 mld lekë.

Nga ligji i faljeve do të përfitojnë edhe individët fermerë të cilët kanë shitur produkte duhani prodhim vendi, ku borxhi i tyre është 191 mld lekë, të penalizuar në bazë të ligjit të akcizës.

315 mld lekë është borxhi nga penalitetet dhe interesa për automjete nën regjimin e lejimit të përkohshëm.

Buxheti i shtetit do të arkëtojë 260 mln euro nëse të gjithë borxhlinjtë ndaj shtetit do të shfrytëzonin mundësinë e ofruar për faljen dhe fshirjen pjesore të detyrimeve fiskale.

Drafi i miratuar nga qeveria është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë ku do ti nënshtrohet edhe debateve në Komisionet parlamentare.

BORXHI TATIME DHE DOGANA
172.50 mld lekë totali i borxhit deri në 31 dhjetor 2016
147.7 mld lekë borxh tatimor 1996-31 dhjetor 2016
24.8 mld lekë borxh doganor 2000-31 dhjetor 2016

BORXHE QË FSHIHEN 2011-2014
29.52 mld lekë detyrime që fshihen pa kusht
61.45 mld lekë Detyrime që fshihen me kusht
34.96 mld lekë principal për tu paguar si kusht
53 mld lekë detyrime fshihen nga tatimet
8.25 mld lekë detyime fshihen nga doganat

BORXHI I NDËRMARRJEVE SHTETËRORE
5.3 Mld lekë total i boxhit
8.41 mld lekë elektroenergjitika dhe ujësjellësat
191.7mld lekë detyrime të fermerëve të duhanit

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close