Të paguajnë principalin - Falen gjobat dhe kamatvonesat për të vetëpunësuarit në bujqësi
28/03/2017 - 15:56 Nga: Pranvera Bozhiqi

Drafti i qeverisë për falje e borxheve tatimore, doganore, gjoba e kamatvonesa mori miratimin përfundimtar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave sëbashku me disa ndryshime. Anëtarët e Komisioneve dhe Ministria e Financave vendosën që për të vetëpunëuarit në bujqësi të falen gjobat dhe kamatvonesat deri në dhjetor 2016 nëse paguajnë principalin. Po ashtu është shtyrë edhe afati për tu bërë pjesë e proçedurave pas hyrjes në fuqi të ligjit nga 6 në 9 muaj.

Pas diskutimit nen për nen të draftligjit të faljes fiskale, Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Financave e miratoi atë së bashku me disa ndryshime.

Propozimi erdhi nga zv/Ministri i Financave, Ervin Mete, për nenin 7, pra fshirje/shuarje për gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, që u përkasin periudhave nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2016, me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31 dhjetor 2017.

Ervin Mete: Të punësuarit në bujqësi që i përkasin periudhës nga 1 janari 2012- 31 dhjetor 2016 me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31.12.2017.  Kemi ndjekur të njëjtën logjikë si për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të vetëpunësuarve në bujqësi.

Falja e borxheve tatimore dhe doganore do të shtyhet deri në 31 dhjetor 2017, për ti dhënë kohë sipërmarrjes të bëhet pjesë e proçesit.

Totali i borxheve fiskale deri në fund të 2016 është 172.5 mld lekë, ndërsa me këtë draft pritet të fshihen 91 mld lekë.

Përfitues do të jenë edhe ndërmarrje me kapital 100% shtetëror.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjykata Speciale në Kosovë flet për arrestimet e para

Close