Deklarata e Ahmetaj - Falen 90 mld lekë detyrime, ligji miratohet nga qeveria në 22 shkurt
21/02/2017 - 15:02 Nga: Pranvera Bozhiqi

Mbledhja e qeverisë e 22 shkurtit pritet të miratojë ligjin i cili përcakton skemat për fshirjen e detyrimeve tatimore, doganore  dhe gjobave të papaguara nga subjektet. Ministri i Financave bëri me dije këtë fakt, ndërsa tha se 90 mld lekë pritet të falen, por subjektet për të përfituar sipas ligjit duhet të paguajnë detyrimet ndaj shtetit nga janari 2011 deri në dhjetor 2014.  Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në analizën e ekonomisë për 2016 tha se refomat kanë reflekuar në rritje ekonomike dhe prishtmëritë për 2017 janë që ajo të arrijë në 3.8%.

Në rast se subjektet paguajnë të gjithë detyrimin tatimor nga janari 2011 deri në dhjetor 2014, do të përfitojnë falje të kamatvonesave dhe gjobave.

Këtë e parashikon ligji për fshirjen detyrimeve për taksa vendore, doganore dhe kamatvonesa të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të papaguara që pritet të  miratohet në mbledhjen e qeverisë në 22 shkurt.

Këtë fakt e bëri të ditur Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë analizës për performancën ekonomike të vitit 2016.

Rritja ekonomike e vendit sipas kreut të Financave u forcua në gjysmën e dytë të vitit dhe pritshmëritë për 2017 janë 3.8%.

Ahmetaj bëri publike edhe të dhënat e fundit deri në 17 shkurt për rivlerësimin e pasurive me taksën 2%.

Rezultojnë 31.564 aplikime dhe vlera e arkëtuar është 1.913 mln lekë.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close