Falen 90 mld lekë detyrime, ligji kalon në qeveri
22/02/2017 - 14:24 Nga: Pranvera Bozhiqi

Këshilli i Ministrave miratoi draftligj për faljen e borxheve tatimore dhe doganore të bizneseve, por Ministri i Financave sqaron se më parë duhen plotësuar kushtet. Nëse sipërmarrjet dhe individët duan të fshijnë detyrimet dhe gjobat e krijuara në gjashtë vjet duhet të paguajnë më parë principalin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Qeveria ka miratuar edhe vendimin për rritjen e pensioneve me 3%.

Qeveria ka miratuar dhe kaluar në Kuvend drafligjin i cili fal detyrimet tatimore dhe doganore për bizneset.

Ishte Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili saktësoi se për të përfituar falje apo fshirje të pjesshme të gjobave e borxheve, përfituesit brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, duhet të paguajnë principalin. 

Ministri Ahmetaj: Detyrimet që fshihen me këtë ligj i përkasin periudhave tatimore përpara 6 vjetëve, dhe përveç faktit se një pjesë e tyre duhej të fshiheshin si rezultat i ligjeve të mëparshme të faljeve, për këto detyrime, në zbatim të nenit 100 të Ligjit 9920/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, të ndryshuar, e drejta për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese parashkruhet brenda 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar duhej të paguhej. Pra, këto detyrime rezultojnë si të pambledhshme, duke qënë se është tejkaluar afati ligjor i mësipërm. 

Projektligji “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në Doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore”, propozohet në mbështjetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 155, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe institucioni propozues është Ministria e Financave.

Por drafti fal borxhet edhe për një kategori të individëve që vijnë nga taksat e papaguara të automjeteve.

Ahmetaj: Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat para 2010 dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim. Pra sështë parimi i pagesës së principlait për fshirjen e gjobave dhe kamatvomesave.

Sipas Ahmetaj, ky ligj pritet vendosë një marrëdhënie të re me sipërmarrjen në vend.

Nuk përfitojnë falje subjektet të cilat kanë detyrime të cilat janë shoqëruar me një vendim gjyqësor të formës së prerë si të dënuar për evazion fiskal dhe kontrabandë.

Qeveria ka miratuar po ashtu edhe vendimin për rritjen e pensioneve që fillon prej 2 marsit nga i cili pritet të përfitojnë 619 mijë pensionistë.

Detyrime per t’u fshirë janë: 90.97 Miliard Lekë

Nga këto:

Fshirje detyrimesh pa kusht: 29.52 Miliard Lekë (Principal + Gjoba+ Kamatvonesa)

Fshirje detyrimesh me kusht: 61.45 Miliard Lekë ( Gjoba + Kamatvonesa)

Për t’u paguar si kusht 34.96 Miliard Lekë ( Principal)

 

Me anë të këtij projektligji synohet:

Të fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatevonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj;

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014 me kushtin që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paguhet e plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi.

Fshirja me të njëjtat kushte e detyrimeve tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.

Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore me kushtin e pagesës së kontributit, nisur nga fakti se ky është një kontribut që I është mbajtur të puënsuarit nga punëdhenësi dhe si I tillë duhet paguar në buxhet për qëllim etë sigurimit të detyrueshëm dhe përfitimit të pensionit. 

Gjobat e gjeneruara nga sistemi në mënyrë automatike për deklarimin e kontributeve, pavarësisht periudhës së cilës i përkasin (ato gjoba që qytetarët e mbajnë mend, në qershor 2016 kur u kalua në sistemin informatik të plotë dhe automatik online. Fshirja e gjobave për deklarimin e kontributeve ishte një premtim i drejtpëdrejtë që Kryeministri dhe qeveri ia kaloi drejtpërsëdrejti dhe në transparencë të plotë qytetarëve, që atë ditë që shqetësimi u bë i ditur.

Përfshihen këtu edhe rastet e gjobave referuar neneve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat para 2010 dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim. Pra swshtw parimi i pagesws sw principlait pwr fshirjen e gjobave dhe kamatvomesave.

Nisur nga situata e detyrimeve të akumuluara ndërmjet operatoreve të sektorit elektorenergjetik me kapital 100 % shteteror dhe sektorit të ujësjellës-kanalizime, si sektorë strategjikë të ekonomisë dhe nw reformw tw thellw, kemi parashikuar që për këta operatorë, të fshihen edhe detyrimet tatimore të papaguara, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe detyrimet e vetdeklaruara nga këta operatorë, dhe që u përkasin periudhave Janar 2011 deri Dhjetor 2013. Ndërkohë, për këta operatorë, për periudhën janar 2014-dhjetor 2014 do të aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatvonesave me kusht pagesën, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, e tatimit/taksës/tarifës/kontributit. Pra ndryshimi i vetëm për këta sektorë krahasuar me kategoritë e tjera, është periudha 2011-2013 kur fshihen në total detyrimet dhe jo në mënyrë të kushtëzuar, si kompani me kapital 100% shtetëror!

Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.

Nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë si të dënuar penalisht për evazion fiskal dhe kontrabandë.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close