Eksportet vijojnë trend rritës, rikuperojnë në 5 muaj
20/06/2017 - 7:35 Nga: Pranvera Bozhiqi

Eksportet e mallrave kanë vijuar trendin rritës edhe përgjatë muajit maj, duke arritur në vlerën e 24 mld lekëve dhe rritja llogaritet të jetë 18% krahasuar me majin 2016 dhe 8% përballë muajit prill 2017.

Në rritje rezultojnë edhe importet me  9.7% nga prilli, duke arritur vlerën 55 mld lekë, kryesisht tekstile, këpucë, ushqime dhe produkte kimike dhe plastike.
Sipas Institutit të Statistikave në pesë muaj eksportet arritën 111 mld lekë dhe importet 238 mld lekë.

Si rrjedhojë është ulur deficitin tregtar në maj krahasuar me prillin në 18%, duke arritur vlerën e 127 mld lekëve.

Për rritjen e eksporteve në pesë muaj kanë ndihmuar materialet e ndërtimit, mineralet, lënda djegëse dhe energjia elektrike.
Shteti prej të cilave në këto pesë muaj kemi eksportuar më shumë është Italia me 70% të mallrave, Kosova dhe Spanja.

Për sa u përket importeve rezulton një ulje e mallrave nga Kina dhe vendin e dytë renditet Turqia, por në këto shkëmbime tregtare përsëri kryeson Italia me 50% të mallrave.

Veçohet është fakti se në këto pesë muaj 65% të shkëmbimeve tregtare janë me vendet e BE.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close