Ekopolitikë - Eksperti Soko: Falja fiskale për klientët, karamele elektorale
04/04/2017 - 21:21

Eksperti për taksat, Panajor Soko thotë në studion e “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se nga falja fiskale e miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi, përfitojnë kryesisht klientë të pushtet dhe se për stokun prej 1.8 milionë dollarë nuk ka asnjë përgjegjës.

Soko: Më rezulton se nuk ka pasur asnjë punonjës të penalizuar për këtë stok të krijuar. Është e thjeshtë ta kalojmë me një deklarim të paverifikueshëm. U krijua 1.8 milionë dollarë borxh dhe nuk pati asnjë përgjegjës.

Stoku kalon me amnisti fiskale nën rrogoz dhe në fund fare nuk ka asnjë përgjegjës. Bëjmë të njëjtin gabim. Ne gjithë kohës shkojmë drejt këtyre karameleve elektorale. Problemi më i madh është kur shikon listën e kompanive që përfitojnë. Fshihen klientë. Ke ARMO-n që është fshirë tashmë.

Të vetmet që kanë mbartur borxhe janë kompani të lidhura me pushtetin sepse nuk mund t’ia mbartësh administratës tatimore.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close