Ekonomi - Biznesi kundër draftit ligjor për ekspertin fiskal
15/03/2017 - 14:22 Nga: Pranvera Bozhiqi

Komuniteti i biznesit dhe aktorët në treg shfaqen kundër drafti ligjor për ekspertin fiskal, i depozituar nga deputeti i LSI Gjovalin Kadeli. Dhoma e Tregëtisë e Industrisë Tiranë dhe Dhoma Amerikane kërkojnë refuzimin e tij nga Komisionet parlamentare, duke arguementuar se projekligji monopolizon tregun, jep me koncesion të dretjtën e edukimit dhe ushtrimit të funksionit të ekspertiti fiskal si dhe bie ndesh e profesionet e rregulluara me ligj. Letra e dhomës amerikane e siguruar nga Ora News thotë se drafi i shërben 10-12 mijë tatimpagueseve klientelistë dhe jo 600 mijë që veprojnë treg, ndërsa drafti nuk implementon rekomandimet e FMN.

Krijon konflikt në ambientin ku do të veprojë, krijon kosto të shtuar për biznesin dhe kërkon të monopolizojë shërbimin. Ky është qendrimi kundër projekligjit për ekspertin fiskal i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Eksperti i ekonomisë Bujar Bendo për Ora News argumenton propozimet e dhomës për këtë draft.

Bujar Bendo: Janë disa nene që parimisht e bëjnë të shpejtë hyrjen e tij në treg dhe krijojnë një konflikt megjithë ambientin. Nuk mund të merret në konsideratë parimisht ndarja e një shërbimi fiskal veç  kur në sot kemi shërbime të kontibalitetit, shërbimet tregtare, shërbime të auditimit. Nuk mund të përjashtosh të gjithë profesionistët që janë sot dhe të thuash vetëm kur të futësh Institut të Eksportit Fiskal atëherë ti do jesh i aftë dhe do konsiderohesh i tillë.

Një kërkesë për refuzimin e ligjit ka adhur edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë.  Në një letër të siguruar nga Ora News, dhoma amerikane rendit 10 elementë që e hedhin poshtë miratimin e draftit. Së pari, drafti nuk është konsultuar me biznesnin dhe aktorët e rëndësishëm ku do të veprojëj. Së dyti, drafti bën fjalë jo për 500 mijë tatimpagues, por 10-12 mijë, kryesisht të punësuar dhe me një deklaratë të thjeshtë dhe nuk lidhet me situatën reale të tregut. Antikushtetuese cilësohet neni 32, si një përpjekje nga një apo shumë persona për t’u licensuar që në ditën e parë të miratimit të lgijit duke përfrituar benefite të padrejta ndaj profesioneve të tjera, të cilat përmbushin kushte strikte të parashikuara në projekligj. Në letrën e dhomës amerikane të tregtisë veçohet se dhënia e atoritetit të plotë Institutit te Ekspertëve fiskalë  që ngrihet sipas këtij drafti, jep me koncesion të drejtën për të edukuar e ushtruar këtë funksion dhe informuar tatimpaguesin. Por mbi të gjitha drafti nuk përbën implementim të një rekomandimi të FMN.

TABELA

DHOMA AMERIKANE E TREGTISË

  • Mungesa e konsultimit publik
  • Ligji i panevojshëm për tregun
  • Monopolizon  shërbimin e ekspertit fiskal
  • Ekspertët kanë marrë titull pa u miratuar ligji
  • Jep me koncesion të drejta e ushtrimit të funksionit
  • Ul konkurrencën në treg dhe rrit çmimet
  • Të drejta ekspertit për fusha ku nuk ka interes publik
  • Autoritet i plotë një OJF-je, tejkalon kompentencat
  • Modeli nuk implementon rekomandimet e FMN
  • Barrierat e vendosura të lidhen me detyrimet ndaj BE

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close