Ekonomi: Të forcojmë shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë
03/04/2017 - 20:21

Shqipëria dhe Kosova janë gati të ngrenë një treg të përbashkët ekonomik, por kjo aspiratë duket e vështirë pasi të dy palët pranojnë se ende nuk janë krijuar lehtësitë e duhura.

Ekonomi: Minimalisht edhe dy takime të tjera mes nesh, që të nxisim bizneset të vijnë pranë njëri-tjetrit si dhe të nxisim komunikimin biznes-ministri për të lehtësuar disa nga procedurat që paraqesin probleme. 

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Kosova ka taksa më të ulëta në Rajon dhe bizneset shqiptare janë të mirëpritura për të investuar atj.

Bajrami: Ne si institucione jemi përkujdesur me një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Shqipërisë që mos ketë barriera. Në  2015-2016 tregtarët kosovarë të cilët dëshironin të eksportonin mallra në Shqipëri kanë pasur një sërë problemesh të cilat ne jemi ulur në nivele më të larta të shtetit dhe i kemi zgjidhur.

Në konferencën “Aspirata për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë”, përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri e Kosovë kanë bërë thirrje që në të dy vendet të kalohen problemet politike dhe të bashkëpunohet për zgjidhje konkrete për të lehtësuar zhvillimin ekonomik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close