Londër - Ekonomi raporton te BERZH: Mbështetje për Këshillin Shqiptar të Investimeve
03/03/2017 - 19:46

“Këshilli i Investimeve ndihmon qeverinë në dialogun me biznesin, dëgjon, sistemon dhe rekomandon zgjidhje për problemet  e tyre. Por nga ana tjetër. Ai duhet të demonstrojë profesionalizëm dhe të ketë qasje analitike në tematikën që trajton”.

Kështu u shpreh Ministrja Milva Ekonomi në konferencën e përbashkët me BERZH në Londër. Këshilli i Investimeve  është një platformë e ngritur nga BERZH për të përmiruar klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Ministrja Ekonomi në fjalën e saj tha vlen të përmendet roli mbështetës i Këshillit të Investimeve në reformat në përgjithësi, në lehtësirat e të bërit biznes, në arritjet e mira të Shqipërisë në 2017 dhe veçanërisht në reformën në Drejtësi ku biznesi tashmë ka shprehur vullnetin e tij mbështetës ndaj kësaj reforme.  

Ajo shtoi se sot sfida kryesore e Shqipërisë, lidhet me tërheqjen e investimeve të huaja dhe Këshilli i Investimeve nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me biznesin, ka ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend, me qëllim heqjen e barrierave që pengojnë sipërmarrjen për tu zhvilluar.

Konferenca e BERZH në Londër kishte si synim të paraqiste arritjet e 2016 të Këshillit të Investimeve në vendet ku ato krijuar me mbështetjen e kësaj banke, dhe sfidat për 2017.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close