Ekonomi: Mbështetje të fuqishme sektorit të bimëve medicinale
10/06/2017 - 20:04

Sektori i prodhimit të bimëve medicinale në Shqipëri përbën 47 për qind të bimëve medicinale e aromatike në Ballkan, ndaj sipas ministres së Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi, ky ka qenë ndër sektorët më të mbështetur në dy vitet e fundit.

Gjatë konferencës kombëtare të shoqatës kombëtare të bimëve medicinale e aromatike të zhvilluar në Hotel Tirana, Ekonomi tha se gjatë mandatit të ardhshëm, mbështetja për këtë sektor do të vazhdojë.

Ekonomi: Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që produkti i mbledhur  të grumbullohet ne hapesira me te medha dhe  qeveria ne këto vite ka dhënë mundesi mbështetje për ata që krijojne magazina grumbullimi dhe kjo mbeshtetje do vazhdoje edhe ne 4 vitet e ardhshme.

Ju e dini qe ne kemi nje program per venien ne perdorim te prones shteterore nepermjet kontrata simbolike1 euro dhe ka patur iniciativa te guxmishme nga sipermarrja per keto lloj aktivitetesh ekonomike. Do lehtesoje grumbulluesit e produkteve nga zonat pyjore drejt qendrave grumbulluese te mesme apo edhe  drejt industrise te perpunimit.

Eksportet e këtij sektori llogariten në 40 mln dollarë në vit dhe rreth 90 mijë vetë janë të punësuar, kryesisht në zonat rurale, duke ndikuar në zbutjen e varfërisë në këto zona.

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close