Turizmi 2017 - Ekonomi: Kemi 199 udhërrëfyes turistikë, presim bum turistësh këtë vit
05/06/2017 - 16:12 Nga: Pranvera Bozhiqi

Janë certifikuar 52 udhërrëfyesit e rinj të turizmit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Ministrja Milva Ekonomi teksa u dha certifikatat e një profesioni të rregulluar tha se ata do të bëjnë të mundur që Shqipëria të vizitohet për gjithçka që ofron, madje deri te produktet bujqësore.

Ekonomi: Sot ne në Shqipëri kemi deri në 1999 persona që kanë certifikatën e udhërrëfyesit, 12 prej të cilëve ka dhe certifikatë kombëtare dhe atë të specialitetit të veçantë. Turizmi është kthyer në një promotor të zhvillimit ekonomik të vendit dhe ju e dini që shifrat e 2016 treguan rezultat shumë të lartë për këtë sektor. Në vitin 2017, ne presim që të kemi një bum turistik në vendin tonë.  

Për sa u përket hapësirave në bregdet Ministrja Ekonomi veçoi se po respektohen normat e vendosura ku 80% të territorit e administrojnë subjektet private dhe 20% pushteti vendor.

Ekonomi: Dy taksa forcave që kemi ngritur, njëra që është ndërministrore, e cila mblidhet në fillim të sezonit dhe pastaj me kryetarët e bashkive bregujore. Kemi informacione që gjërat kanë nisur mirë.

Një element prej të cilit pritet shumë këtë sezon nga turizmi është ulja e TVSH 6% për akomodimin në hotele.  Deri më tani janë certifikuar 199 udhërrëfyes.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close