Deklarata - Ekonomi: 600 mln lekë nga kontratat 1 euro, pronat do rivitalizohen
13/04/2017 - 20:05 Nga: Pranvera Bozhiqi

Pronat shtetërore të lëna në harresë diku gjithnjë e më shumë do të bëhen pjesë e projektit të dhënies së sipërmarrësve përmes kontratave me qira 1 euro. Kështu u shpreh Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, teksa firmosi kontratën e rradhës në sektorin e përpunimit të peshkut. 600 mln lekë kanë shkuar për shtetin nga këto kontrata sipas Ministres.

600 milion lekë i kanë shkuar shtetit nga investimet përmes kontratave 1 euro dhe 1700 ka arritur numri i të punësuarve.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, nënshkroi kontratën e radhës në sektorin e përpunimit të peshkut, ndërsa veçoi se të gjitha pronat që janë shtetërore të lëna në harresë do të rivitalizohen.

Ekonomi: Të gjitha pronat që janë shtetërore të lëna diku në harresë, diku nuk janë të mirëadministruara të rikthehen dhe rivitalizohen në mbështetje të sipërmarrjes. Do të jenë gjithmonë në planin e zhvillimit ekonomik dhe të ndjekjes së Ministrisë sipërmarrja që do të mbështetet me kontratë 1 euro sipas investimit dhe planit të biznesit që sjellin.

Ministrja Ekonomi shtoi se formalizimi i sektorit të peshkimit gjithashtu ka dhënë rezultatet e veta. 

Aktualisht janë rreth 1000 njerëz që merren me peshkimin në det dhe ata gjenerojnë punësim në raportin 1 me 3 apo 1 me 4.

Ndërsa do të vazhdojë mbështeja për këto kontrata, monitorimin e tyre.

Sektorët që mbajnë peshën kryesore janë ai fason dhe përpunimi i mallrave.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close