Flasin grupet e interesit - E drejta e autorit, vendosja e tarifave për të ardhurat personale shmang abuzimet
21/08/2017 - 16:39 Nga: Erblina Mile

Miratimi i tarifave fikse për pagesën e detyrimeve për të gjithë tatimpaguesit që janë subjekte të mbrojtjes së të drejtës së autorit do të ulë abuzimet. Përfaqësuesi ligjor i Albautorit dhe i Agjensisë së Mbrojtjes së Producentëve shprehet se kjo është një zgjidhje pasi shpesh tarifat që kërkoheshin nuk ishin të njëjta.Zamir Sukniqi i bën thirrje të gjitha institucioneve që të punojnë për zbatimin e ligjit të ri.

Vendosja e një metodologjie fikse në bazë të cilave tatimpaguesit që janë subjekte të së drejtës së autorit do të paguajnë detyrimet do shmangë abuzimet.

Përfaqësuesi ligjor i Albautorit dhe i Agjensisë së Mbrojtjes së Producentëve  shprehet se sipas kësaj metodologjie do të përfitojë edhe shteti, pasi numri i subjekteve që deklarojnë të ardhurat personale është i vogël.

Sukniqi: U miratua dhe nga organet tatimore sistemi tarifor.Çdo subjekt tani është i detyruar dhe nga ana tatimore që të paguajë. Shtteti humbet shumë nga kjo pjesë, pasi një pjesë e të ardhurave që ne do të paguajmë do ti kalojë buxhetit të shtetit.

Sukniqi i bën thirrje institucioneve të linjës që të bashkëpunojnë në mënyrë që të vihet në zbatim ligji i ri për mbrojtjen e të drejtës së autorit.

Sukniqi: Nuk është vetëm Ministria e Kulturës, janë edhe organe të tjera ligjzbatuese që duhet të jenë pro kësaj gjeje dhe ti japing ndihmë, support Ministrisë së Kulturës së nuk mund ta bëjnë vetëm.

Vetëm pak ditë më parë në kuadër të luftës kundër informalitetit, Drejtoria e Tatimeve i ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve subjekte të mbrojtjes së të drejtës së autorit që të deklarojnë të ardhurat personale.

Ky institucion ka publikuar edhe tabelat ku përcaktohet një metodologji fikse e cila do të shmangë abuzimet me tarifat. 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close