Ekopolitikë - Drejtori i Financave Lera: Falja fiskale nuk jep mesazhe pozitive
04/04/2017 - 21:33

Drejtori i Politikave Fiskale pranë Ministrisë së Financave, Niko Lera, thotë në studion e “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se falja fiskale nuk përçon mesazh të mirë por është i detyrueshëm.

Pjesë nga diskutimet: 

Lera: Kjo nuk është amnisti në kuptimin e mirëfilltë. Mesazhi që japin masa të tilla nuk është pozitiv sepse demotivon të rregulltin.

Soko: Këto që po flasim janë gjoba. Këta kanë bërë një gjë të paligjshme dhe ju ua falni.

Lera: Kur shesh se sa i gjerë është numri i atyre që kanë gabuar është e detyruar.

Soko: Aksioni u përqendrua tek linja e fundit.

Lera: Aksioni u përqendrua në dy targete, subjekti të regjistrohej dhe të siguronte punonjësit.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close