Dhoma e Tregtisë duhet të aktivizojë disa shërbime lokale për biznesin
17/02/2017 - 17:24 Nga: Xhemil Beharaj

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ishte në Fier ku u takua me përfaqësues të biznesit dhe Dhomën e Tregtisë në Fier.

Ministrja kërkoi që të nxitet biznesi duke aktivizuar nga Dhoma e Tregtisë disa shërbime për sipërmarrjen lokale në qytetin Myzeqar.

Ekonomi: Roli që duhet të marri Dhoma e Tregtisë duke aktivizuar më mirë disa shërbime lokale për biznesin. Të respektojë të gjitha detyrimet që kanë ato ndaj tatimeve dhe ndaj regjistrimit të licencave dhe autorizimeve dhe të mbrojë shumë fort procesin në fjalë.

Pas, Fierit, ministrja e ekonomisë Ekonomi vijoi takimet në Divjakë dhe Lushnje, me përfaqësues të biznesit për të ndarë me ta të njëjtat porosi si mbrotja e pronësisë industriale dhe shlyerja e detyrimeve ndaj tatimeve.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close