Njoftimi - Detyrimet e bizneseve, Tatimet: Paguani ose do të penalizoheni
23/08/2017 - 17:02 Nga: Erblina Mile

Administrata tatimore me anë të një njoftimi në faqen zyrtare i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve tatimpaguese që të paguajnë detyrimet.

Njoftimi mbi mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara.

Drejtoria e Përgjithshme sqaron tatimpaguesit se afati për të paguar një borxh tatimor sipas rasteve është:Në rastin e vetëdeklarimit brenda 10 ditëve nga data e vetëdeklarimit.

Nëse borxhi nuk është apeluar bëhet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftim vlerësimit si dhe brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, vetëm detyrimin tatimor dhe kamatëvonesën lidhur me të, edhe në rastin kur tatimpaguesi ka apeluar borxhin tatimor.

Në rast të mospagesës së detyrimeve tatimore ky institucion paralajmëron bizneset se do të ndërmarë masat penalizuese që parashikon ligji dhe që shkojë deri në sekuestrim të pasurive të paluajtshme .

Administrata Tatimore i ka dërguar  gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar. 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close