Ekopolitikë - Debati për amnistinë e taksave, përfitojnë gjigantët shtetërorë
04/04/2017 - 22:01

Kompanitë që do të përfitojnë më së shumti nga falja e gjobave do të jenë gjigantët shtetërorë. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera tha në “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se Armo është në krye të listës.

Pjesë nga diskutimet:

Buxhuku: Kush janë 5 kompanitë që kanë pasur stokun më të madh?

Lera: Po ju jap disa të dhëna. Armo meqë përmendët. Shuma e falur janë rreth 1.6 miliardë lekë, janë gjoba të periudhës kur funksiononte si ndërmarrje shtetërore. detyrime të pjesshme 2011-2014, janë 1.6 miliardë të tjera. Nëse do të paguhet shuma e detyrimit që është 2.8 miliardë me kusht do të falet kjo shifër që thashë. Nëse nuk paguhet detyrimi nuk do të përfitojë asnjë lekë falje. Ndërkohë që detyrimet 2015-2016, që janë 12.5 miliardë lekë nuk janë subjekt e faljeve.

Buxhuku: Brenda çfarë afati janë të detyruar të paguajnë?

Lera: Ligji i kërkon që detyrimet tatimore të paguhen brenda 30 ditëve nga krijimi i detyrimeve të tyre. Tek ARMO ka qenë e vështirë të rikuperohet borxhi. Edhe sikur të sekuestrohet, kujt do t’ia shesim. Po u jap KESH-n, gjoba para vitit 2010,  0.9 miliardë lekë. Kompani tjera të mëdha OSHE-ja i ka zero detyrimet para vitit 2010. Nuk është një ligj klientelist sepse nuk merr në konsideratë llojin e biznesit. Nëse ke një listë me debitorë, puna përqendrohet tek kompanitë e mëdha.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close