Ekopolitikë - Crowford: Investitorët amerikanë kanë pritur 5 vite në dyert e gjykatave
28/02/2017 - 21:48

President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford, thotë në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se investitorët e huaj kanë pritur deri në 5 vite në dyert e gjykatave pas mundur të zgjidhin çështjen e tyre.

Crowford: Është çështje që ne e kemi mbështetur dhe kuptohet që ka më shumë lidhje me ambasadën amerikane dhe ne nuk jemi në mes të kësaj lufte. Takojmë edhe investitorë të huaj që mund të vijnë. Ne amerikanët kur investojmë, ne nuk presim shumë për ligje të reja dhe gjejmë palën tjetër për kontratën.

Por nëse ka mosmarrëveshje, shkojmë në gjykatë dhe presim që do të zgjidhet pro ose kundër një pale në një afat të shkurtër. Ne kemi pasur disa anëtarë të Dhomës Amerikane që kanë pasur probleme dhe kanë shkuar në gjykatë dhe kanë pritur dy vjet-3-4-5 vjet. Investitorët nuk kanë kaq shumë durim për të pritur.

Derisa të bëhet ajo reformë, në fund të fundit është e shqiptarëve dhe nuk ka shumë sens për një të huaj të thotë bëjeni. Është kombi juaj dhe ju duhet të vendosni. Derisa nuk e keni bërë, investitorët presin.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close