"Para e pasuri" - Çmimi i karburanteve, Shoqata: Rritet 8 lekë për litër nga tarifa e rilicensimit
01/03/2017 - 17:02 Nga: Aurora Sulçe

Çmimet e karburanteve do të rriten deri në 8 lekë për litër, në rast se Qeveria do të rivendosë tarifën e riliçensimit. Parlajmërimi bëhet nga Luigj Aliaj, kreu i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure në rubrikën “Para e pasuri” të gazetares Aurora Sulçe. Aliaj deklaron se çdo kosto shtesë që qeveria do të vendosë për operatorët, do t’iu faturohet konsumatorëve. Sipas tij, për shkak edhe të shtrenjtimit të naftës në tregun ndërkombëtar, gjatë këtij viti çmimi i karburanteve në Shqipëri rrezikon të prekë nivelet e 250 lekëve për litër.

Shoqëritë e karburanteve paralajmërojnë rritje të çmimit të naftës dhe benzinës deri në 8 lekë për litër, nëse qeveria vendos tarifën e riliçensimit për pikat e shitjes me pakicë.

I ftuar në rubrikën “Para e Pasuri” të gazetares Aurora Sulçe, kryetari i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, Luigj Aliaj deklaron se çdo kosto shtesë që Qeveria do të vendosë do t’i faturohet konsumatorit.

Aliaj: Na vjen turp prej konsumatorëve kur shohin se ne kemi çmime më të larta dhe kemi bërë nja pesë vjet që të kuptojnë se janë taksat e larta që janë çmimet e larta. Nëse do aplikohet do të ketë rritje çmimi patjetër. Padiskutim që do të rriter në një nivel 4-8 lekë.

Ndërkaq rritja e çmimeve në treg pritet këtë vit edhe për shkak të shtrenjtimit të naftës në bursa.

Aliaj: Mbërrin në një nivel që vetëm karburantet nuk mbajnë më asnjë lloj takse. Nuk mund të rritet. Deri tani konjukturat e tregut ishin në rënie dhe nëse siç flitet për prognozat tregu ndërkombëtar do të rritet dhe po të shkojë në nivelin ku ishte para krizës së rënies së karburanteve mund të shkojë në 250 lekë litri në Shqipëri.

Aliaj deklaron se aktualisht pjesa më e madhe e shoqërive të karburanteve po dalin me humbje, çka shpjegon në shumë raste edhe përzierjet që i bëhen karburantit.

Aliaj: A e di që sot 60% e pikave shesin nën kosto, kjo duhet të jetë shqetësimi ynë. Çfarë ato hedhin, me çfarë i furnizojnë makinat tona aty ku çmimi është më i ulët?

Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, taksat e larta të vendosura nga të gjitha qeveritë janë arsyeja e çmimit të shtrenjtë që paguajmë për naftën dhe benzinën.

Sipas Global petrol Pices, Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve në rajon, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. shofer says:

    cfar behet ne kete shtet qe ngrihet krburantet sa here te duan nuk mendon njeri per popullin qe nuk kabuk te haje qeverija te mbaj premtimet qe i ka dhen popullit ne kohe kur erdhine pushtet pati then qe do ul karburantet do ul energjin e shume te tjera qe po behet e kunderta duke i ngritur te gjithasi karburantet energjin elektrike mos e mashtroni popullin por ule cmimin e karburanteve dhe te energjis elektrike ne te kundert do te ngrihemi ne protesta poshte qeveria

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Close