Civici: Ministri teknik, asnjë të drejtë vendimmarrje
19/05/2017 - 16:06 Nga: Pranvera Bozhiqi

Disa proçese ekonomike dhe financiare pritet të frenohen apo stopohen me ndërrimin e titullarëve të disa insitucioneve shtetërore. Ekspertët e ekonomisë shprehen se Ministri teknik në krye të Financave të shqiptarëve do të mund të bëjë vetëm menaxhimin e punës dhe funksioneve të përditshme të institucioneve, por nuk kanë kompentencë për vendimmarrje afatgjata, dhënie koncesionesh apo marrëveshje të ndryshme.

Marrëveshja politike për Ministra teknik në 6 Ministri pritet të ketë efektin e parë në funksionimin e misionit dhe vendimmarrjes së tyre.

Ministër teknik në krye të Ministrisë së Financave përkthehet në një drejtues i cili do të menaxhojë vetëm punët e përditshme të këtij institucioni.

Kështu vlerëson eksperti i ekonomisë, Prof.Adrian Civici, duke shtuar se vetë marrëveshja politike e bërë, përkthehet me frenimin e disa proçeseve ekonomike dhe financiare.

Civici: Është normale që disa procese të rëndëssihme ekonomike dhe financiare do kenë një lloj frenimi deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme dhe qeverinë e re që do jetë qeveri më fuqiplotë në krahasëim me këtë tekniken për këto ministri.

Por cilat do të jenë kompentencat e drejtuesve teknik në krye të institucioneve shtetërore për një periudhë të caktuar kohe?

Civici: Do menaxhojnë dhe administrojnë punën e përditshme të këtyre ministrive pa pasur të drejtë për të marrë vendime me natyre strukturore, strategjike, që kanë të bëjnë me të ardhmen dhe me periudhë afatgjatë. Pra vendime që kanë të bëjnë me koncesione ose me hartim buxheti, nuk është pjesë e kompetencave të tyre.

Marrëveshja përfshin dy garanci për të cilat Profesor Civici thekson:

Civici: Ministër teknik që do garantojë dy gjëra; mospërfitimin nga  zgjedhjet politike të partisë në pushtet nga të drejtat që kanë këto institucione dhe të garantojë funksionim minimal normal me punët e përditshme pa marrë vendime që kanë të bëjnë me politika të rëndësishme.

Sipas marrëveshjes së arritur në mes të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, 6 Ministri dhe 5 Drejtori do të kenë në krye drejtues teknikë, ndër të cilët edhe kreu i financave shqiptare.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close