Shërbimi - Call center për tatimpaguesit, Ahmetaj: Sipërmarrësit mundësi vetëkorrigjimi
20/03/2017 - 16:17 Nga: Pranvera Bozhiqi

Qendra e Thirrjeve në ndihmë të sipërmarrësve është një shërbim i ri që vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Përmes thirrjeve hyrëse, dalëse dhe live chat biznesi kërkon ndihmë për procedura të ndryshme, asistencën e specialistëve apo edhe kryerjen e pagesave. Ndërsa operon prej 1 shkurtit, ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se ajo është pritur pozitivish nga sipërmarrja e cila merr sqarimet në kohë reale pa u paraqitur  në asnjë sportel.

Call center për tatimpaguesit është shërbimi i ri që ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sipërmarrjen. Qenda operon prej 1 shkurtit dhe biznesi ka mundësinë që përmes thirrjeve dalëse, hyrëse dhe live chat të sqarohet në kohë reale për procedura të ndryshme apo të bëjë pagesa pa u munduar të shkojnë nëpër sportelet përkatëse. Ministri i Financave Arben Ahmetaj vizitoi zyrat  e shërbimit ku veçoi se përmes këtij komunikimi të rritet vullnetarizmi në pagesa dhe qatësohen proçedurat.

Ahmetaj:  “Pikë së pari këtu operatorët dhe specialistët, informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës së përditshme, pra, lehtëson proçedurën nëpërmjet punës nga zyra dhe komunikimit nga zyra me sipërmarrjen. Në të njëjtën kohë, sipërmarrja ka mundësinë të pyesë specialistët e shërbimit të tatimpaguesve online, për të marrë përgjigjet e duhura në kohë reale, apo për t’u orientuar në Drejtoritë Rajonale për çështje specifike që kanë nevojë për këshillim apo për orientimi. Frytet e para të punës duken qartë, vetëm në shkurt janë njoftuar nga kjo qendër 25 mijë tatimpagues të biznesit të vogël dhe reagimi ka qenë jashtëzakonisht shumë pozitiv. Ne besojmë që nëpërmjet komunikimit të rrisin vullnetarizmin në pagesa dhe qatësimin e të gjithë proçedurave”

Shkurton kohë dhe kosto për tatimpaguesit  duke mos u paraqitur në sportele ishte shpjegimi i Drejtores e Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero.

Vjero:  “Unë do të doja të nxisja të gjithë tatimpagesit për të përdorur shërbimet tona online, sepse sigurisht që janë shërbime profesionale, por nga ana tjetër shkurtojnë kohe dhe kosto për të mos u paraqitur pranë sporteleve tona, por për t’i vijuar ato nëpërmjet shërbimeve të përmirësuara online. Gjithashtu I ftoj qytetarët, bizneset, tatimpaguesit të na ndihmojnë me sugjerimet e tyre për t’u përmirësuar, sepse sigurisht mendimi i tyre është shumë i vlefshëm për ne, na ndihmon në përmirësimin e punës sonë të përditshme”.

Janë mesatarisht 1000 tatimpagues në ditë që telefonohen nga Qendra e Thirrjeve për Tatimpaguesit. Mbi 50 sipërmarrje në ditë kërkojnë asistencë nga qendra e thirrjeve përmes thirrjeve hyrëse. Nga 1 Janari deri më 15 Mars 2017 janë realizuar rreth 30 mijë telefonata me tatimpagues, për njoftime të natyrave të ndryshme. Në muajin në vijim vec të tjerash fushata do të përqëndrohet në njoftimin e Individëve të cilët realizojnë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close