"Para e Pasuri" - Call Center në Shqipëri ndjejnë efektet e para
31/03/2017 - 16:09 Nga: Aurora Sulçe

Presioni i qeverisë italiane për të riatdhesuar kompanitë call center po jep efektet e para tek këto biznese në shqipëri. Agron Shehaj, themeluesi i kompanisë IDS, që ka numrin më të madh të të punësuarve të call center në Shqipëri, deklaron në rubrikën “Para e Pasuri” të Aurora Sulces se sektori mund të tkurret gjatë këtij viti, ndërsa kanë nisur edhe zhvendosjet drejt Rumanisë.

Agron Shehaj:“Është një moment i vështirë. Nëse rritja ishte e jashtëzakonshme, ritmi nuk mund të jetë ai. Mund të ketë dhe një tkurrje. Nuk e dimë efektin që do të ketë. Sigurisht nuk do të ketë një efekt pozitiv. Kjo është e sigurtë”

Gjithsesi, sipas Shehajt, efektet do ta varen nga mënyra sesi do të reagojë tregu dhe masat që do të marrin vetëm bizneset e call center në Shqipëri.

Agron Shehaj:“Ky ligj nuk ndihmon punën e Call Center në Shqipëri por nuk është se e pengon totalisht. Është për tu parë si do të reagojnë kompanitë italiane që sjellin punën këtu, kompanitë vendase. Nuk ka një efekt automatk. Unë di që shumë call centera kanë filluar të lëvizin nga Shqipëria dhe më shumë se në Itali po i lëvizin drejt Rumanisë.

Përballë masave të qeverisë italiane, një pjesë e call centerave kanë nisur diversifikimin e produkteve,si një mënyrë për t’u zhvilluar më tej dhe për të minimizuar efektet negative.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close