Dëmi kolosal - BY-Passi i Vlorës, KLSH: 9.4 mln euro dëme, u shkelën kushtet e kontratës
28/02/2017 - 16:22 Nga: Jerola Ziaj

Vonesat në ndërtimin e By-Passit të Vlorës, i kanë sjellë deri tani shtetit shqiptar, një dëm të konsiderueshëm që kap shifrën e 9.4 milionë eurove. të dhënat kanë dalë nga raporti i auditit i KLSH. Sipas kësaj të fundit, shkak për këtë dëm kolosal është bërë mosrespektimi i afateve.

Enkeleda Pulushi, audituese e KLSH: Dëmi ekonomike i konstatuar është në vlerën 9.4 mln euro, e ndarë kjo nga ndryshimet në kushtet e kontratës, specifikimet teknike, termat e referencës, në vlerën 4.8 mln, nga vonesa e punimeve në vlerën totale 4.2 mln euro, nga volume punimesh të paguara tepër 333 mijë euro, nga mos mbajtja e tatimit mbi të ardhurat, në vlerën 92 mijë euro.

Deri tani projekti për By-Passin e Vlorës ka avancuar në 60% të punimeve, ndërkohë që kontrata parashikon përfundimin e tyre në qershor të këtij viti. KLSH pohon se janë shkelur dhe afatet e kontratës.

Pulushi: Nga auditimi i kryer është konstatuar se ky afat nuk është përmbushur. Madje deri në fund të muajit gusht 2016, realizimi kohor vetëm për punime është në masën 117% dhe është kryer vetëm 50%. Realizimi kohor për punimet është në masën 60%, janë kryer vetëm 5.6 për qind e tyre.

Projekti për ndërtimin e Bypassit të Vlorës, financohet nga BE me një vlerë prej 1.7 milionë euro. By Pass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close