Ekopolitikë - Buxhuku: Informaliteti lulëzoi dy muaj pas aksionit anti-informalitet
04/04/2017 - 21:44

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku thotë në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe, thotë se aksioni antiinformalitet dështoi dy muaj më vonë, ndërsa eksperti i taksave Panajot Soko, thotë se në buxhetin e shtetit mungojnë 50 miliardë lekë.

Pjesë nga diskutimet:

Buxhuku: 70-80% e informalitetit që është në ekonominë shqiptare lind nga poshtë-lart. Problemi është sepse sita hapet dhe rrjedh ujë. Ka nevojë për shtrëngesa. Ajo që ne e kemi parë me shqetësim është se mbas një fushate për formalizimin e biznesit të vogël, dy muaj më vonë lulëzoi informaliteti. Fakti që kjo qeveri e ndërmori aksionin është pozitive, por fakti negativ është se u ndërpre.

Soko: Përse dështoi mbështetet mirë nga fakti që vitin tjetër mos realizimi i buxhetit arriti në 50 miliardë lekë. Ishte një shifër astronomike.

Lera: Krahasuar me planin optimist.

Soko: Formalizoi biznesin dhe ke 50 miliardë lekë mangët.

Lera: Biznesi i vogël nuk ka ndikim të madh në buxhet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close