Të dhënat e INSTAT - Burrat në punë, gratë në shtëpi. Hendeku i pagave 6.3%
09/06/2017 - 20:07 Nga: Pranvera Bozhiqi

Prej 1 janarit 2017 raporti gjinor burra gra ndahet vetëm me 1%, por ky raport pëson hendek të thellë kur analizohet përfshirja në tregun e punës ku dominojnë burrat dhe gratë deklarojnë se janë në përmbushje të detyrave të shtëpisë. Po ashtu i thellë është edhe hendeku gjinor i pagave për dy gjinitë, diferenca flet për 6.3% në favor të meshkujve.

Burrat janë më pjesëmarrës në tregun e punës, ndërsa gratë janë më të zëna me përmbushjen e detyrave të shtëpisë.

Kështu flet panorama e statistikave gjinore 2017 e bërë nga Instituti i Statistikave në të cili reflektohet po ashtu se gratë janë më pak të paguara edhe pse janë më të kualifikuara.

Delina Ibrahimi: Kjo është e pasqyruar në pjesmarrjen e tyre aktive në tregun e punës, respektivisht me 74% për burrat dhe 59.3% për gratë. Rreth 21.5% e grave deklarojnë se janë aktive në tregun e punës për arsye të detyrave të tyre shtëpiake, ndërsa vetëm 1% e burrave e deklarojnë këtë si shkakin e aktivitetit. Për sa i përket diverencave në të ardhurat, vlerësojmë se hendeku gjinor në paga është 6.3% në favor të burrave.

Një element tjetër që ka ndryshuar është jetëgjatësia e cila është rritur me tre vjet tek gratë si edhe mosha e martesës për të dyja gjinitë.

Delina Ibrahimi: Jetëgjatësia mesatare në vitin 2016 llogaritet 77 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Tek statistikat e martesave vërejmë se mosha mesatare për martesat tek gratë është 25.1 vjeç dhe për burrat është 30.4 vjeç.

Popullsia banuese në Shqipëri prej 1 janarit 2017 përbëhet nga 50.5% burra dhe 49.5% gra.

Gratë e dëmtuara më shumë nga vepra penale gjatë vitit 2016 rezultojnë prej krimit dhe trafiqeve në 77% dhe dhuna në familje 76%.

Qarku me numrin më të lartë të grave të dhunuara është Durrësi dhe Lezha dhe më të ulët Dibra dhe Kukësi. Ndërsa burrat më të dëmtuar nga veprat penale janë nga krime kundër personit në 91.6 dhe krime ndaj pronës në 84.8%.

STATISTIKA 2017

74.1% burra pjesëmarrës në tregun e punës

59.3% gra pjesëmarrëse në tregun e punës

Hendeku gjinor i pagave 6.3% në favor të burrave

Gratë paguhen 93.7% e pagës së burrave      

GRATË E DHUNUARA

30.6% Qarku Durrës

25.2% Qarku Lezhë

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vetting, Former President: Judges want to cover their irregularities

Close