BE kërkon taksën e pronës - Brenda 2019, regjistri kadastral elektronik për çdo pagesë
24/05/2017 - 19:11 Nga: Pranvera Bozhiqi

Brenda vitit 2019, të gjithë  personat që kanë pronë në Shqipëri nuk do të mundet ti shmangen dot pagesës së taksës mbi pasurinë. Për këtë do të krijohet një regjistër kadastral ku do të shënohet çdo pagesë, teksa në faturën e OSHEE do të shenohet dhe tarifa për çdo m2 banesë, apo sipërfaqe toke që është në pronësi.

Brenda vitit 2019 të gjithë personat që kanë prona të paluajtshme në Shqipëri do të jenë në një regjistër të posaçëm, ku do të shenohen dhe taksat e pasurisë që paguajnë sipas viteve.

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur detyrimin në udhërrëfyesin politik ku sanksionohet krijimi i një kadastre elektronike gjithëpërfshirëse dhe funksionale.

Vërejtja është bërë dhe për shkak të nivelit të ulës së vjeljes së kësaj takse në Shqipëri e cila zë 1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në krahasim me 6 përqind që është mesatarja e rajonit.

Sot taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfshin taksën mbi ndërtesat dhe taksën mbi tokën bujqësore.

Përsa u përket ndërtesave tarifa është e ndarë në tre zona.  

Për godinat e para vitit 1993 pronarët paguajnë 15 lekë/m2 për Tiranën dhe Durrësin, 10 lekë/m2 për Bashkitë e tjera të mëdha dhe 5 lekë /m2 për të tjerët.

Për objektet e ndërtuara pas vitit 1993 paguhet 30 lekë /m2, 12 lekë/m2 dhe 6 lekë/m2 sipas kategorizimit të Bashkive.

Pronarët e ndërtesave për tregëti dhe shërbime në Tiranë dhe Durrës paguajnë 400 lekë/m2, në Bashkitë e tjera të mëdha në vend 300 lekë /m2 dhe për Bashkitë më të vogla 200 lekë /m2.

Përsa u përket objekteve të marra në përdorim, apo në territore të miratuara si fshatra turistikë, të gjithë pronarët në çdo zonë ku ndodhen paguajnë taksën 400 lekë/m2.

Përsa u përket tokave bujqësore, taksat variojnë nga 5600 lekë/hektar në vit në kategorinë e parë dhe vijojnë sipas klasifikimit në duke zbritur deri në 700 lekë lekë/hektar në vit.   

Tashmë në zbatim të kërkesës së Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ka nisur zbatimi i  projektit pilot për mbledhjen e të dhënave në katër qarqe Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier.

Një tjetër objektiv do të jetë dhe regjistrimi i vlerave të shitblerjes, në të cilin do të përllogaritet dhe tatimi mbi fitimin.  

Për Ministrinë e Financave, një humbje e madhe për buxhetin e shtetit konsiderohen rastet kur një qytetar ka në pronësi më shumë sesa një banesë, dyqan apo pronë tjetër dhe nuk paguan taksa për to.

Përmes taksës së pronës parashikohet të mblidhen 75 mln euro të ardhura.

Për të rritur nivelin e vjeljes së detyrimeve ka nisur bashkëpunimi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku taksa do të vendoset në faturën e dritave

 TAKSA E NDËRTESËS

TAKSA PËR NDËRTIMET PARA  1993

Kategoria e Parë 15 lekë/m2

Katetoria e Dytë 10 lekë/m2

Kategoria e Tretë 5 lekë/m2

TAKSA PËR NDËRTIMET PAS 1993

Kategoria e Parë 30 lekë/m2

Katetoria e Dytë 12 lekë/m2

Kategoria e Tretë 6 lekë/m2

TAKSA E NDËRTESAVE PËR TREGTI

Kategoria e Parë 1000 lekë/m2

Katetoria e Dytë 300 lekë/m2

Kategoria e Tretë 100 lekë/m2

TAKSA E KALIMIT TË PRONËSISË PËR TREGËTI

Kategoria e Parë 2000 lekë/m2

Katetoria e Dytë  700 lekë/m2

Kategoria e Tretë 300 lekë/m2

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Ora News – “Të çlirojmë Shqipërinë nga “TË PAFYTYRËT”

Close