Komisioni i Ekonomisë - Bordi i AMF-së i kërkon Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës Shehi
27/02/2017 - 16:24 Nga: Pranvera Bozhiqi

Kuvendit të Shqipërisë i kërkohet shkarkimi nga detyra i Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi. Kërkesa e depozituar pranë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave vjen nga anëtarët e bordit të AMF, të cilët rendisin edhe një sërë provash ku Drejtoresha Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në Departamente. Kryetari, Erjon Braçe, kërkoi seancë dëgjimore ditën e enjte me drejtoreshën Enkelejda Shehi.

Anëtarët e Bordit të Monitorimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës Enkelejda Shehi për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ishte kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, ai që bëri publike kërkesë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.

Braçe: Të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ashtu dhe me Drejtorin ekzekutiv propozimi për të cilin është shkarkim. Mbledhja do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:00 këtu në këtë Komision. Relator i Komisionit lidhur me këtë vendim është Ervin Bushati. Ditën e enjte do të jenë të ftuar Drejtoresha ekzekutive, kryetari i Bordit dhe zëvendës/drejtori ekzekutiv i AMF-së.

Shkresa mban datën 22 shkurt, kur në mbledhjen e Bordit, katër nga pesë anëtarët kanë votuar pro shkarkimit edhe kanë përcjellë prova lidhur me kryerjen e veprimtarive në kundërshtim me ligjin nga drejtoresha Shehi.

Në kërkesë argumentohet se Shehi ka refuzuar zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, rishikimin e rregullores mbi marrëdhëniet e punës, ka ushtruar kompetencat e bordit, duke emëruar dhe shkarkuar Drejtorë të Drejtorive dhe Departamenteve.

Përplasjet mes kryetares së AMF dhe anëtarëve të bordit janë bërë publike në mesin e vitit të kaluar, dhe ato lidheshin me vendimmarrjen dhe rekturimet në institucion.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close