Tiranë - Ekonomia “gri”, biznesi marshim për ti thënë JO informalitetit
12/10/2017 - 16:49 Nga: Erblina Mile

Biznese të huaja dhe vendase janë bashkuar në një marshim kundër ekonomisë informale. Eksperti, Ardian Civici, u shpreh se ekonomia informale është pengesa kryesore për investimet. Investitorët e huaj ndërkohë e shohin aksionin e qeverisë si një mundësi për të mos pasur më rritje taksash.Sektori agroushqimor vlerësohet  me nivelin më të lartë të informalitetit në vend.

Ekspertët e përcaktojnë Informalitetin në ekonomi pengesë kryesore për të thithur investimet.

Gjatë fjalës së mbajtur pas marshimit me temë ‘JO Informalitet në biznes’, Ardian Civici kërkoi që të punohet më shumë për të ndryshuar situatën.

Ardian Civici: Nëse një vend si Shqipëri me 1% informaliteti, 35 dhe 44% klasifikohet nga vendet më problematike të botës, kuptohet qartë se çfarë investimesh mund të presë, çfarë planesh të suksesshme biznesi mund të bëjë.

Përfaqësuesi i investitorëve të huaj e sheh aksionin e qeverisë kundër informalitetit si një mundësi për të mos pasur më rritje taksash.

Silvio Pedrazzi: Mbështesim aksionin e qeverisë për të luftuar ekonominë informale pasi kjo do të sillte përfitime për të gjithë.Kur të gjithë paguajnë taksa kjo është një mënyrë që nuk do lejojë më rritje taksash.

Niveli më i lartë i informalitet në ekonominë shqiptare përcaktohet në sektorin e industrisë agroushqimore.

Julinda Tona: Sot mbi 90% e mishit të freskët që shitet në treg qarkullon deri tek konsumatori pa asnjë dokument fiskal dhe mbi të gjitha pa asnjë dokument veterinar. Informaliteti është imponuar nga sistemi fiskal krejtësisht i papërshtatshëm për bujqësinë.

Marshimi  “Jo informaliteti në Biznes “u mbajt në kuadër të ditës ndërkombëtare anti-informalitet.
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close