Përse nuk ka filantropë? - Bizneset nuk gjejnë partner të besueshëm për investime
22/02/2017 - 17:00 Nga: Florinda Merko

Për shkak të klimës jo të favorshme të biznesit në vend, sipërmarrjet kryejnë vetëm një dhurim në vit për filantropinë. Këto janë të dhënat e raportit për aktivitetin filantropik të ndërmarrjeve në Shqipëri, ndërsa OJF kërkojnë më shumë siguri për klimën e biznesit dhe dhurimet e tyre.

Pavarësisht të ardhurave që kanë shumica e ndërmarrjeve, rreth 83% e tyre kryejnë të paktën një dhurim në vit.

Kështu tregojnë të dhënat e studimit mbi “Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri” i prezantuar nga Partnerët Shqipëri.

Këshilltari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Bashkim Sykja, i pranishëm në konferencë tha se ndërmarrjet kërkojnë një partner të besueshëm transparent e profesional tej OJF-të për kanalizimin e dhurimeve nëpërmjet tyre.

Sykja: Ndërmarrjet aktuale që operojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo të vendit, gjithnjë e më shumë po sensibilizohen në drejtim të filantropisë. Jo për të bërë klasifikime shkencore, më saktë kemi nevojë për të qartësuar më mirë të kuptuarit e filantropisë.

Perfaqësuesit e shoqatave të pranishme në konferencë ngritën shqetësimin për pasiguri në performancën ekonomike të biznesit për aktivitetin filantropik.

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close