Bizneset e Kosovës njihen me potencialet ekonomike të Sarandës
10/03/2017 - 17:39

Përfaqësues të kompanive të Kosovës ishin në Sarandë ku morën informacion rreth bizneseve të produkteve të peshkut dhe agrumeve. Të udhëhequr nga ministrat e Ekonomisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësuesit kosovarë të biznesit panë nga afër potencialet për ngritur më pas një plan investimi në qytetin bregdetar.

Synimi i këtyre takimeve është rritja e bashkëpunimit ekonomik mes kompanive në Kosovë dhe Shqipëri thanë dy ministret Milva Ekonomi dhe Hykmete Bajrami, ndërsa Bashkia e Sarandës synon që të ofrojë në tregun e Kosovës produkte karakteristike si djathi, vaji i ullirit, por dhe midhje e agrume.

Ekonomi: Të nxisë lidhjen midis bizneseve tona dhe të Kosovës dhe të shtojë numrin e turistëve që vizitojnë këtë pjesë e Shqipërisë.

Bajrami: Kemi zgjedhur profilet e kompanive, të cilat kanë potencial për zhvillimin e bizneseve në Sarandë, por edhe lidhjen e kontratave të bashkëpunimit.

Aktualisht në Sarandë bizneset kosovare janë kryesisht sezonale ku investimet janë përqendruar në restorante dhe furra buke.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close