Analiza nga Open Data - Bizneset e grave më efiçente në përdorimin e fondeve publike
08/03/2017 - 15:45 Nga: Pranvera Bozhiqi

Bizneset që zotërohen apo drejtohen nga femrat rezultojnë më eficente në përdorimin e fondeve publike, por ato rezultojnë më pak të preferuara për të lidhur kontrata koncesionare, Partneriteti Publik Privat apo për të fituar tendera. Analiza e bërë nga Open Data tregon se vetëm e rreth 5 % ek ontratave tenderuese me pushtetin vendor janë subjekte të drejtohen nga femrat.      

Bizneset që drejtohen apo zotërohen nga femrat rezultojnë më pak të preferurar për të bashkëpunuar apo lidhur kontrata bashkëpunimi për pushtetin vendor. Një analizë e tillë është bërë nga Open Data.

Rezulton se për përiudhën korrik 2015- 20 janar 2017 nga totali i kompanive që kanë fituar kontrata me bashkitë, subjekte që janë në pronësi vetëm të femrave janë 101, subjekte në pronësi të përbashkët meshkuj- femra janë 35 subjekte, ndërsa subjekte në pronësi të meshkujve por që administohen nga femra janë 8 subjekte. Rreth 5% e kontratave tenderuese me njësitë vendore janë fituar nga subjektet që drejtohen nga femrat.

Nga 4,820 tendera në total, 256 kontrata janë fituar nga subjektet me pronësi femra. Por rezulton po ashtu se subjektet në pronësi  të femrave janë më eficiente në përdorimin e fondeve të njësive vendore. Por sipas studimit në listën e 50 subjekteve më të mëdha kontraktore nga pushteti vendor, asnjë nga shoqëritë femra nuk ka fituar marrëeshje koncesionare, apo projekt të partneritetit publik privat. Pesha e lartë e bizneseve të drejtuara nga femrat,janë persona fizikë, në 55.15 % që nënkupton se përgjithësisht kemi të bëjmë me subjekte të vogla, që rrjedhimisht punojnë me kontrata jo të mëdha, ndryshe nga meshkujt.

Si subjekte të zotëruara nga femra në këtë analizë janë konsideruar të gjitha ato shoqëri dhe subjekte ku një grua ka aksione apo kuota. Në analizë janë marrë edhe subjekte të administruara nga një Femër duke tentuar të vlerësojmë edhe aftësitë drejtuese të grave. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close