INSTAT - Bie papunësia për femrat
10/03/2017 - 19:59

Numri i të punësuarve për vitin 2016 është rritur krahasuar me 2015, ku në total janë 56.2%. INSTAT bën me dije se meshkujt dominojnë tregun e të punësuarve, por edhe papunësia tek femrat ka rënë. Ndërsa sektorët që nuk kanë gjeneruar vende të reja pune janë bujqësia dhe industria.

Numri i qytetarëve shqiptarë të punësuar në tremujorin e katërt 2016 ëshë ulur me 1.4 % krahasuar me tremujorin e tretë të këtij viti. Por sipas INSTAT krahasuar me vitin 2015 punësimi ka ecur në tendecë rritjeje me 5.8 %.

Në raprotin më të fundit të INSTAT shkalla e punësimit të popullsisë nga 15-64 vjeç është 56.2%. Papunësia në Shqipëri në tremujorin e katërt 2016 u ul me 3.1 pikë përqindje krahasuar me 2015. Por po sipas këtyre statistikave ka një përqindje të lartë të shkallës së pjesëmarrjes së forcës së punës dhe krahasuar me tremujorin e tretë të 2016 ky tregus sipas INSTAT është ulur me 1.6 pikë përqindje.

Numrin më të madh të pjesëmarrjes në forcën e punës e zënë meshkujt me 73.8% dhe femrat me 57.6%. Por krahasuar me një vit më parë pjesëmarrja në forcën e punës të femrave është rritur.

Meshkujt zënë edhe numrin më të madh të të punësuarve në vend ndërsa ka shënuar e rritje në fundin e vitit 2016. Rritje sipas INSTAT ka shënuar edhe punësimi i të rinjve 15 vjeç e lart. Ulje të punësimeve ka shënuar sektori i aktiviteteve bujqësore dhe industrisë. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 28.1%.

Lidhur me këto të dhëna nga INSTAT Ministri i Financave Arben Ahmetaj përmes një postimi në rrjetet sociale pranon se numri i kryefamiljarëve dhe të rinjve që kanë nevojë për punë mbetet i lartë, por po ashtu vijojnë edhe politikat për zgjerimin e punësimit duke e lidhur atë në një rrugë të pandarë me zbatimin e reformës në drejtësi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close