Këshilli Kombëtar i Punës - Paga minimale, propozimi se sa do të rritet
17/02/2017 - 14:55 Nga: Manjola Hasa

Sindikalistët, biznesi dhe qeveria bën propozime të ndryshme për rritjen e pagës minimale për punonjësit në sektorin privat.

Në mbledhjen e këshillit kombëtar të punës, sindikalistët kërkuan rritje të pagës minimale nga 22.000 lekë që është aktualisht në 25.000.

Biznesi kërkoi rritje nga 10-20 mijë lekë, ndërsa qeveria la të kuptohet se me nivelin aktual të ekonomisë, paga minimale mund të rritet 5%, pra rreth 1 mijë lekë.

Klosi: Për t’i paraqitur Këshillit të Ministrave një vendimmarrje të fundit për sa i përket diskutimit për rritjen e pagës minimale në vendin tonë.

Ahmetaj: Një rritje e madhe do të dëmtonte konkurrueshmërinë, atëherë do të fokusohemi tek një rritje tradicionale. Rritje të të ardhurës reale të klasës së mesme me minimalisht 5.2 për qind.

Kol Nikolla, sindikalist: Është më pak se indeksim i inflacionit dhe rritjes ekonomike. Prandaj, ne kundërshtojmë këtë rritje me 24 mijë lekë.

Pas diskutimeve, Këshilli Kombëtar i Punës doli në përfundimin që paga minimale të rritet nga 1-2 mijë lekë por ky propozim do të diskutohet me FMN në datën 24 shkurt. Për biznesin fason u propozua që paga minimale për këtë vit në rritej me 1000 lekë, ndërsa vitin e ardhshëm me 2 mijë lekë.

Ministri Beqaj komunikoj  ndryshimet e pagës për mjekët roje dhe stafin e urgjencës.

Beqaj: Për shpërblimin e rojës, i cili pritet të dyfishohet. 25% ata personelë në shëndetësi që janë shërbimet e urgjencës.

Muajin e ardhshme qeveria pritet të marrë vendimin për pagën minimale. Rivlerësimi i pagës minimale bëhet pas 4 viteve. 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Blerjet e shumta të Xhyliut zbuluan grabitësit e miliona eurove në Rinas

Close