Tryezë informimi - BE nxit biznesin të aplikojë në programet Cosme dhe Horizont 2020
27/02/2017 - 22:40 Nga: Nertila Dosti

Përmes aplikimit në programet e Bashkimit Europian Cosme dhe Horizont 2020 çdo ndërrmarje shqiptare mund të përfitojë fonde për zhvillimin e aktivitetit të saj. Me pjesmarrjen e përfaqësuesve të BE, qeverisë dhe botës akademikë është mbajtur në Tiranë një tryezë kombëtare me synim informimin dhe nxitjen e biznesit të aplikojë në këto programe.

Ndërrmarjet e vogla dhe te mesme, por edhe institucionet e kërkimit shkencor përmes apiklimit në programet e Bashkimit Europian mund te perfitojne fonde per zhvillimin e aktivitetit te tyre.

Me synim informimin e bizneseve për mundësitë që  iu ofrohen ne programet Cosme dhe Horizont 2020 është mbajtur në Tiranë një tryeze kombëtare me përfaqësues të Bashkimit Europian, qeverisë e botës akademike.

Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Yngve Engstrom, tha se ndërrmarjet e vogla dhe të mesme hasen me vështirësi dhe se niveli i aplikimit të tyre në programet e BE mbetet i ulët.

Yngve Engstrom: Në pjesën më të madhe të ekonomive, ndërrmarjet e vogla dhe të mëdha janë aktor vendimtar në ekonomik, pasi janë punëdhënësit më të mëdhenj. Shqipëria nuk bën përjashtim, por ndërrmarjet e vogla dhe të mesme kanë mbetur mbrapa nga një numër problemesh, e sidomos mungesa e kapaciteteve inovative. Programet e BE synojnë të ndihmojë vendet kandiate dhe qytetarët e tyre. Por numri i propozimeve të paraqituar nga ndërrmarjet shqiptare mbetet i ulët.  Në programin Cozme në vitin 2015 dhe 2016 kanë përfituar fonde vetëm dy organizata.

Edhe Drejtori i Agjensisë Kombetare të Teknologjise dhe Informacionit Geron Kamberi evidentoi nivelin e ulet te suksesit të ndërrmarjeve shqiptare që aplikojnë në programet e BE-së.

Geron Kamberi: Problematika që shfaqet për programin Horizont 2020, ashtu si për programet e tjera komunitare, është niveli i ulët i pjesmarrjes dhe niveli i ulët i shkallës së suksesit.

Ndërrmarrjet e vogla dhe te mesme kanë mundesi aplikimi në programin Horizont deri në shtator të vitit 2020.

Ky program përpos financimit, synon përmirësimin e kushteve të biznesit dhe promovimin e tyre.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close