Pesha e investimeve kineze - Bankers Petroleum investimi më i rëndësishëm kinez
17/04/2017 - 16:12 Nga: Pranvera Bozhiqi

Prania e investitorëve kinezë me peshë në Shqipëri, ishte një ndër arsyet e vizitës së Zv.kryeministrit kinez Zhang Gaoli në Tiranë me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Bankers Petroleum është ndër investimet më të rëndësishme kineze, si taksapaguesi më i madhe dhe duke zënë 5% të PBB të Shqipërisë. Bankers  ka investuar 1.7 mld dollarë në Shqipëri, ndërsa priten edhe shumë të tjera, por edhe teknologji moderne dhe zhvillimi i aseteve më të mëdha të vendit.

Zëvendëskryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës Zhang Gaoli ndodhet në Shqipëri në vizitën e tij zyrtare. Zgjerimi i investimeve dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është fokusi i vizitës sidomos bazuar në iniciativën e qeverisë së Kinës “Një rrip, një rrugë”, përmes të cilës vendi aziatik po investon në mënyrë agresive në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bankers Petroleum është investimi më i rëndësishëm kinez në Shqipëri. Kompania kineze Geo-Jade bleu përmes filialeve të saj 100% të aksioneve vitin e kaluar duke fituar të drejtën për të shfrytëzuar fushën naftëmbajtëse më të madhe në Evropë, Patos-Marinzën.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, kompania ish-kanadeze, ka arritur të jetë investitori më i madh i huaj direkt dhe taksapaguesi më i madh. Bankers ka investuar mbi  1.7 miliardë $ në Shqipëri, ka dyfishuar rezervat e naftës dhe ka rritur prodhimin në mbi 20.000 fuçi/ditë. Kompania përfaqëson më shumë se 5% të PBB-së së përgjithshme të Shqipërisë, është eksportuesi më i madh dhe një nga punëdhësit më të rëndësishëm në vend.

Prodhimi i naftës realizuar nga Bankers në Patos-Marinzë është ai më i larti në historinë 86-vjeçare të kësaj fushe. Pronarët e rinj kanë një plan ambicioz për kompaninë dhe investimet në sektorin e naftës. Bankers planifikon të rrisë investimet, të aplikojë teknologji moderne dhe të zhvillojë më tej një nga asetet më të mëdha të vendit, Patos-Marinzë fushë nafte.

Qeveria kineze po mbështet plotësisht këtë blerje dhe investim. Bankers është një shembull i suksesshëm i blerjes jashtë shtetit të bërë nga investitorët kinezë nën iniciativën e Kinës “Një rrip, një rrugë” (OBOR), një nga nismat më ambicioze të Pekinit të zhvillimit të ekonomisë së jashtme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close