Ekopolitikë - Alarmi i financave: Kriza politike rrezik për buxhetin
04/04/2017 - 22:58

Drejtori i Politikave Fiskale pranë Ministrisë së Financave, Niko Lera, thotë në studion e “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Ora News se kriza politike do të japë impakte në rritjen ekonomike të vendit.

Pjesë nga biseda:

Lera: Ne kemi kaluar nga një rritje 1% në një rritje 3%. Ecuria e tremujorit të parë do të jetë rritja 3.8 për qind. Destabilizimi i situatës politike natyrisht do të japë impakte si në rritjen ekonomike dhe kam frikë se do të impaktojë edhe të ardhurat e buxhetit, të cilat gjithmonë janë shumë sensitive në raport  

Sulçe: Ministri Ahmetaj në studion e Ekopolitikë para disa javesh u shpreh se ishte per nje Amnisti kapitalesh, a pati ministria një projekt per kete?

Lera: Kjo kërkon një konsensus politik. Nuk di të kemi një projekt të tillë sepse gjithmonë ekziston frika e kapitaleve dhe të ardhurave që vijnë nga aktivitete të paligjshme si droga, prostitucioni. Duhet  një plan konkret se çfarë seleksionimi duhet bërë që para me burim krimin të mos legalizohen.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close