Java e parasë - Aktivitete ndërgjegjësuese për rëndësinë e parave
27/03/2017 - 15:59 Nga: Florinda Merko

Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve për javën globale të parasë e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm e të aftë financiarisht. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kanë apeluar që të rinjtë të mësojnë të kursejnë.

Banka e Shqipërisë ka çelur këtë të hënë javën Globale të Parasë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se kjo javë aktivitetesh është e rëndësishme pasi i ndihmon të rinjtë të hedhin hapat e parë për të ardhmen e tyre duke kursyer.

Sejko: Shqipëria është një nga 140 shtete që janë pjesë e proçesit të reduktimit financiar dhe do të ketë si moto edhe këtë vit nocionin “mëso, kurse dhe fito”.

E pranishme në aktivitet, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se bazat për të kursyer nisin që herët e shkollat janë një mënyrë e mirë për të mësuar më shumë rreth politikave të kursimit.

Nikolla: Mëso, kurse dhe fito janë shprehi dhe aftësi të rëndësishme që padyshim shkolla duhet ti edukojë duke qenë qytetarë të përgjithshëm nesër por edhe sipërmarrës të rëndësishëm pse jo.

Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për fituesit e konkursit të vizatimit me temë paranë.

Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close