Premtimet për ekonominë - Ahmetaj: Rrisim me 30-40% pagat e mjekëve dhe mësuesve
29/05/2017 - 16:04 Nga: Florinda Merko

Në katër vjeçarin e ardhshëm  Partia Socialiste premton ulje të tatim fitimit për pagat e larta si dhe të dividentit. Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj duke prezantuar programin theksoi se do të rriten ne 30 për qind deri në 40 për qind pagat për mjekët dhe mësuesit

Përpos premtimit për shtimin e 220 mijë vendeve të reja të punës, në mandatin e ardhshëm qeveria e Ramës do të rrisë me 30-40% pagat për disa kategori punonjësish si dhe do të shtojë përfitimet për pensionistët. Kështu premtoi ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një mëngjesi pune me sipërmarrës e përfaqësues të dhomave të tregtisë.

Ahmetaj: Ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave dhe me rritjen e pensioneve. Ne marrim përsipër që në kategorinë specifike të administratës publike të rrisim pagat deri në 40% dhe do të fokusohemi tek mjekët, infermierët, mësuesit nga 7 deri në 10 mijë lekë të reja në fund të vitit për cdo pensionist.

Ulje drastike do të ketë dhe për dividentin e kompanive, por dhe për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj

Ahmetaj: Ne do të ulim në 6% dividentin, tashmë kemi mundësi që ta ulim nga 23% në 18%.

Ish-ministri ka njoftuar edhe rishikimin e pagës minimale e cila tashmë është 24.000 lekë.

Ahmetaj theksoi se në mandatin e parë u shmang kolapsi i shtetit, që mund të ishte i njëjtë me përvojën e Greqisë. Po ashtu ai tha se u mbyllën dhe borxhet që qeveria i kishte kompanive private.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close