Miratimi nga Parlamenti - Ahmetaj: Nga falja fiskale përfitojnë 220 mijë qytetarë
30/03/2017 - 15:33

Nga ligji për faljen fiskale që u miratua sot nga Parlamenti, do të përfitojnë 220 mijë qytetarë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se votimi me më shumë se 80 vota në Parlament, rikonfirmoi mazhorancën aktuale.

Ahmetaj: Përfitojnë drejtpërsëdrejti mbi 220 mijë qytetarë shqiptarë tatimpagues. Tregon edhe një herë angazhimin që ka mazhoranca të thjeshtësojë procedurat e tatimore dhe të përgatisë të gjithë sipërmarrjen shqiptare për forcimin akoma më të madh të zbatueshmërisë fiskale. Ligji që sapo kaloi në Parlament, kaloi me mbi 80 vota, një rikonfirmim i fuqishëm mazhorancës, i jep një mundësi sipërmarrjeve që të fshijnë të gjitha detyrimet tatimore të papaguara përpara 1 janarit 2011. Janë gati 30 miliardë lekë që fshihen detyrime pa kushte për sipërmarrje.

Nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014, ka fshirje me kusht pagesën e pjesshme. Këtu përfitojnë edhe ata qytetarë që për shkak të kalimit të sistemit online, në të drejtë ligjore. Drejtoria e Tatimeve në qershor të vitit të kaluar, aplikoi gjobën për gati 90 mijë individë. Këta 90 mijë individë ju fshihet gjoba prej 10 mijë lekësh. Falja nuk ka implikime penale. Ka të bëjë me detyrimet e deklaruara nëpërmjet akteve. Këtu nuk falen ato detyrime të cilat kanë një detyrim final të shkallës së fundit të gjykatave për evazion.

 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Daj Jaku says:

    Doktor profesor i shkencave joekonomike që nuk di që buxheti i shtetit është sinonim me lekët e popullit të marra me të gjitha mënyrat anti”ligjore”. Turpi i botës një ministër financash injorant i pashkolluar që bën politikë. Je njëlloj si ministri i flotës luftarake detare të Lihtenshteinit.

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close