Kriza risk për ekonominë - Ahmetaj: Biznesi i ka kërkuar çadrës të stopojë destabilitetin
16/05/2017 - 14:36

Situata politike dhe mungesa e dialogut mes palëve është një risk real për ekonominë, investimet, konsumatorët dhe imazhin e vendit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e ka quajtur çadrën e protestës së opozitës “armiku real i ekonomisë”, ndërsa veçoi se ka patur një takim me biznesin ku është kërkuar të stopohet destabiliteti i vendit.

Ministri Ahmetaj bëri me dije se trendi i investimeve të huaja direkte edhe në këto muaj të parë të 2017 ka ruajtur trendin e vitit 2016 ku shtete si Kina, Turqia, Italia apo Austria kanë shprehur interes kryesisht për sektorët e energjisë, sektorin e shërbimeve, sistemin bankar, por ende në Shqipëri nuk kanë mbërritur investime kolosale të nivelit të Malit të Zi në turizëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Fatjona says:

    Taksa e sheshte favorizonte biznesin e madh ndërsa ajo progresive favorizon qytetaret e thjeshte. Bravo z. Ahmetaj

  2. ilda says:

    Bravo z.Ahmetaj. taksa e sheshte ishte nje problem i madh per qytetaret e thjeshte.

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Demokracia lokale, kreu i Zyrës së KiE takim në Bashkinë e Kukësit

Close