11 ditë afat për rivlerësimin - Ahmetaj: 250 mln dollarë përfitim prej rivlerësimit të pasurive
16/05/2017 - 17:09 Nga: Pranvera Bozhiqi

Prej 1 shtatorit 2016 kur filloi procesi i rivlerësimit të pronës me 2% tatim deri në 15 maj 2017 kanë aplikuar 48 mijë qytetarë me vlerë totale 3.95 mld lekë. Ministri i Financave bëri të ditura të dhënat më të fundit ndërsa veccoi se shqiptarët nga ky process kanë kursyer 250 mln dollarë. Ndërsa vetëm pesë ditë më parë ministri ka firmosur udhëzimin për shpërndarjen e këstit të 8 të dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë.

Nga 1 shtatori në 15 maj 48 mijë qytetarë janë bërë pjesë e procesit të rivlerësimit të pronës me tatimin 2%. Të dhënat bëhet me dije nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj vetëm 11 ditë nga afati përfundimtar që është 31 maji.

Ahmetaj: Që nga 1 shtator deri në 15 maj në Shqipëri janë regjistruar rreth 48 mijë aplikime me nje vlerë totale  3.95 mld lekë. Si rezultat i uljes së tatimit nga 15 në 2% qytetarët kanë kursyer 25.6 mld lekë.

Ndërsa vetëm pesë ditë më parë Ministri Ahmetaj bën me dije se ka firmosur nisjen e procesit për shpërndarjne e këstit të tetë për dëshmpërblimin e të përndjekurve politikë.

Ahmetaj: 2009-2013, 1.47 mld lekë të shpërndara. 2014-2017, 5.8 mld kemi filluar këstin e 8.

Në total prej vitit 2014 deri në 2017 sipas ministrisë së Financave janë dhënë 5.8 mld lekë për dëshmpërblimin e kësaj kategorie.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close