Flasin ekspertët - A e zhvlerëson fushata euron?
07/06/2017 - 18:32 Nga: Pranvera Bozhiqi

Euro ka njohur zhvlerësim të ndjeshëm në kursin e këmbimit duke reflektuar ofertën e madhe të monedhës së përbashkët në ekonominë shqiptare. Një trend të tillë euro nuk e ka njohur në vitet e mëparshme elektorale, ndërsa ndikim ka pasur edhe paratë e hedhura për fushatë elektorale.

Qershori po njeh një zhvlerësimin më të madh të euros kundrejt lekut, që vjen si një reflektim i ofertës së lartë të monedhës së përbashkët në treg.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Elvin Meka, paratë e hedhura për fushatë elektorale janë një  element ndikues, shtuar kjo edhe me dërgesat e emigrantëve dhe stopimit të kreditimit të biznesit të madh.

Paratë e mbetura në banka nga mos kreditimi në euro po hidhen në treg duke e rritur ndjeshëm ofertën e monedhës së përbashkët.

Elvin Meka: Kjo është vetëm një nga efektet, ose një nga faktorët që ndikon ose mund të ketë një efekt të paktën sezonal. Po bëhen 6 muaj apo më shumë që bankat nuk kreditojnë biznesin e madh i cili merr hua në monedhë të huaj.Nëse do të ndodhte do të mund të absorvonte këtë pjesë të shtesës në treg të monedhës së huaj.

Në vitet elektoralë 2013, 2015, euro nuk ka njohur të tillë zhvlerësim. Prof. Meka thotë se duhet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë. Teksa fluksi i investimeve të huaja në 1 mld euro, janë shumë para për tregun shqiptar.

Elvin Meka: Nëse marrim një vit kalendarik kemi një fluks të shtuar të investimeve të huaja të cilat kanë tejkaluar shifrën 1 miliard euro që për tregun shqiptar është një masë e madhe parash e cila në kushtet kur nuk kemi një objektiv të shpallur nga BSH për të ruajtur dhe mbrojtur vlerën e monedhës.

Eksperti i ekonomisë Prof. Elvin Meka shkon më tej kur thotë se element ndikues është edhe plani i Bankës së Shqipërisë për dhënien e kredive në lek, duke ulur ndikimin e euros.

Elvin Meka: Investime të huaja ose fluks të shtuar të turistëve të huaj, tani që jemi dhe në prag të sezonit të verës, jam i mendimit që do të presim të shikojmë një zhvlerësim edhe të mëtejshëm të euros nëse nuk do të kemi një ndërhyrje taktike nga e BSH për të stabilizuar apo përcaktuar një nivel të caktuar përtej të cilit monedha euro nuk duhet të bjerë.

Fluksi i turistëve që priten këtë sezon për ekspertin Meka është një element që të çojë në zhvlerësimin e më të madh të euros deri në shtator.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close