Këmbimi valutor - A e goditën zgjedhjet monedhën euro? Ja çfarë thotë Guvernatori Sejko
05/07/2017 - 16:37

Rritja e ofertës së euros dhe zhvlerësimi i saj në tregun valutor kundrejt lekut nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e sheh këtë të lidhur me përmirësimin e shkëmbimeve tregtare me jashtë, rritjen e investimeve dhe hyrjet nga fluksi i turistëve.

Sejko parashikon një euro të dobët përgjatë gjithë sezonit të verës.

Sasia e madhe e euros në treg gjatë fushatës elektorale, ka pasur probleme sipas jush?

Sejko: Kemi pasur një ofertë të rritur të euros, kemi pasur një aktivitet pozitiv të shkëmbimeve tregtare me jashtë, gjithashtu kemi pasur dhe një rritje të fluksit të investimeve të huaja sidomos për tremujorin e parë por dhe pesëmujorin e vitit 2017. Ka një ofertë të madhe që është e vërtetuar nga të dhënat tona të euros, efekt ka pasur dhe ndikimi nga turizmi. Situata zgjedhore nuk ka krijuar pasiguri të mëdha, hyrjet në flukset turistike sidomos pas zgjedhjeve janë rritur flukset e turistëve por dhe në periudhën parazgjedhore dhe kjo ka krijuar një ofertë në euro. Sigurisht që kjo nuk shmang, paraja në qarkullim është gjithmonë ajo që krijon kërkesën dhe ofertën drejt valutës dhe lekut dhe kjo nuk shmang paranë në qarkullim nga informaliteti. Por ne si BSH flasim mbi bazën e shifrave të cilat na vërtetojnë që kemi një ofertë të lidhur nga këta faktorë që përmenda më të rritur në euro dhe kjo ka krijuar një forcim të monedhës vendase ndaj euros. Pritet që gjatë periudhës së verës si pasojë e ciklit historik të monedhës vendase do të kemi ndoshta një euro të dobët pasi do të vazhdojmë të kemi hyrje nga turistët megjithatë kursi është pasojë e kërkesë-ofertës në treg dhe askush nuk mund ta parashikojë. Ne do të ndërhynim në kursin e këmbëimit në ato raste që do të kishte shmangie nga parametrat tanë, tani nuk kemi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close