“Gjoka Konstruksion” - 250 mln euro për rrugën e Arbrit, shteti paguan 60 mln euro
12/04/2017 - 18:20 Nga: Pranvera Bozhiqi

Rreth 250 mln euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës së Arbërit dhe oferta e pa kërkuar ka ardhur kompania “Gjoka Konstruksion” e cila fitoi të drejtën për të punime pas tërheqjes së kompanisë kineze “China State Contruction”.

Kompania në ofertën e saj propozon se për ndërtimin e rrugës brenda 46 muajsh për 33.6 mld lekë apo 250 mln euro për 69 km ku përfshihet edhe një tunel.

Referuar këtij propozimi në këtë kosto përfshihen edhe studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe opërimi i tunelit për 10 vjet.

Bonusi 10% te pikeve kompanise

Në mbledhjen e qeverisë kompanisë i është dhënë një bonuës prej 10 % të pikëve për rezultatin tekniko-financiar për të arritur gjatë periudhës përzgjedhëse për ndërtimin  e rrugës.

Skema e financimi është përllogaritur se 190 mln euro do të jepen nga kompania e mbështetur dhe 60 mln euro nga buxheti i shtetit.

I kontaktuar nga Ora News, administratori i “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka shprehet se ky është një vlerësim i qeverisë për projektin që kemi paraqitur duke na dhënë një avantazh në apo përparësi për hyrjen në tenderim, proces që do të kryhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Kompania “Gjoka konstruksion” aktualisht vijon punën në ndërtimin e rrugës së Arbrit në Lotin 3 Ura e Vashës-Bulqizë  me gjatësi totale 1.840 m ku 1380 m janë rrugë dhe 500 m janë tunel. Punime kompania po vijon dhe në Lotin 2 të këtij segmenti.

Në rrugën e Arbrit janë përfunduar 20  km dhe janë vënë në funksion, 15 km të ndërtuara jo plotësisht për mungesë shtresash rrugore, mbrojtjen skarpatesh dhe sinjalistikë ndërsa do të duhet të ndërtohen nga fillimi 41 km për të cilat 3 km janë by pass i Klosit dhe 3 km lidhje mes Maqellarës dhe Bllatës.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close